• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Dita e fitores mbi fashizmin

May 9, 2018
in BALLINA, LAJME
Dita e fitores mbi fashizmin
Share on FacebookShare on Twitter

Bota sot e shënon Ditën e fitores mbi fashizmin. Më 9 maj të vitit 1945, me nënshkrimin e kapitulimit të pakusht të Gjermanisë naziste, zyrtarisht iu dha fundi Luftës së Dytë Botërore, në të cilën morën pjesë 61 vende, me gjithsej 2,1 miliardë banorë apo 96 për qind të popullatës së botës dhe e cila mori mbi 50 milionë jetë njerëzish.

Kapitulimi i pakusht i Rajhit të Tretë u nënshkrua në Berlinin e shkatërruar, vetëm disa minuta pas mesnate, më 9 maj. Kapitulimin  në emër të Komandës supreme gjermane e nënshkruan feldmarshali Vilhelm Kajtel, gjenerali Hans Jirgen Shtumpf dhe admirali Hans Georg fon Frideburg. Nga ana e aleatëve marrëveshjen e nënshkruan marshali rus, Georgi Zhukov dhe gjenerali britanik, Artur Teder.

Nga mbi 50 milionë viktima, madje 20 milionë ishin nga Bashkimi i atëhershëm Sovjetik, ndërsa mbi 30 milionë ishin civilë. Në kampet naziste u vranë rreth 12,5 milionë njerëz, prej tyre gjashtë milionë hebrenj. Dëmi material nga Lufta e Dytë Botërore vetëm në Evropë u vlerësua në rreth 260 miliardë dollarë amerikanë.

Në Lindjen e Largët, lufta përfundoi madje më 2 shtator të vitit 1945, kur Japonia kapitulloi pas bombardimit të Hiroshimës dhe Nagasakit me armë deri atëherë të panjohur, bombë bërthamore.

Maqedonia gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte në anën e koalicionit antifashist. Në betejat kundër okupatorëve fashistë, sipas vlerësimeve të historianëve, vetëm në pjesën e Vardarit të Maqedonisë jetën e humbën 33.000 njerëz, duke i përfshirë edhe mbi 7.000 hebrenj nga Maqedonia, të cilët u deportuan në kampin e përqendrimit Treblinkë.

Manifestimi qendror në botë, me rastin e fitores mbi fashizmin tradicionalisht do të mbahet në Moskë ku në Sheshin e Kuq do të defilojnë pjesëtarë të gjinive të ndryshme të armatës ruse, si dhe veteranë nga Lufta e Dytë Botërore. (MIA)

Tags: 9 majdita e fitores mbi fashizmin
Next Post
Maqedonia është kthyer në rrugën evropiane

Maqedonia është kthyer në rrugën evropiane

Qeveria do të nënshkruajë Memorandum për bashkëpunim me katër oda ekonomike

Qeveria do të nënshkruajë Memorandum për bashkëpunim me katër oda ekonomike

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom