• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zhbogar: Maqedonia “Ditë e Evropës” së shpejti ta kremtoj brenda BE-së

May 8, 2018
in BALLINA, LAJME
Zhbogar: Maqedonia “Ditë e Evropës” së shpejti ta kremtoj brenda BE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Në shënimin e “Ditës së Evropës”, ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar shfaqi shpresën që Maqedonia së shpejti këtë festë ta kremtojë brenda BE-së, bashkë me shtetet e tjera anëtare. Zhbogar porositi vendin që t’i vazhdojë reformat dhe t’i zgjidh problemet me fqinjët, në mënyrë që këtë vit të merr datë për fillim të negociatave.

Shpresoj që së shpejti. Mendoj se jemi të gjithë të inkurajuar nga zhvillimet në vend gjatë muajve të kaluar. Mendoj se optimizmi është kthyer, jo vetëm në vend por gjithashtu edhe në Bruksel. Ka rekomandim që Komisioni Evropian ia ka propozuar të gjitha shteteve anëtare dhe shumë shpejtë vendet anëtare do të kenë mundësi të vendosin për këtë. Prandaj shpresoj që vendi të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë gjatë muajve të kaluar, të vazhdojë me reformat dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Pastaj mendoj se lajmet e mira do të vazhdojnë të vijnë – tha Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së.

“Ruajeni dhe vlerësojeni trashëgiminë tuaj kulturore!” Ky ishte mesazhi që Zhbogar e përcolli në fjalimin e tij gjatë aktivitetit të ashtuquajtur “Viti evropian i trashëgimisë kulturore”, ku 7 shkolla fillore të komunës Qendër garuan me pika artistike tradicionale të 7 shteteve anëtare të BE-së. Aktivitetet kryesore simbolike për shënimin e “9 Majit” do të mbahen nesër në qytete të ndryshme të vendit dhe gjithandej nëpër shtete anëtare të BE-së dhe ato kandidate.

Anesa Salihu

Burimi: AlsatM

Tags: ambasadorBEDita e evropesSamuel Zhbogar
Next Post
QMK, masa për parandalimin e katastrofave natyrore

QMK, masa për parandalimin e katastrofave natyrore

Milloshev: Qytetarët të cilët marrin insulinë nuk do të mbesin pa terapi

Milloshev: Qytetarët të cilët marrin insulinë nuk do të mbesin pa terapi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom