• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Pagesa e subvencioneve për duhanin fillon javën e ardhshme

May 8, 2018
in BALLINA, LAJME
Pagesa e subvencioneve për duhanin fillon javën e ardhshme
Share on FacebookShare on Twitter

Pagesa e subvencioneve për duhanin nga rekolta 2017 do të fillojë javën e ardhshme, ndërsa subvencione të rritura do të marrin mbi 23.400 kultivues të duhanit, kumtoi sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Sipas MBPEU-së, nga sot deri në fund të kësaj jave Agjencia Pagesore do t’i implementojë kontrollet ligjore në kompanitë blerëse pas çka pason përpunim i zgjidhjes për pagesën e subvencioneve për duhanin.

Me mënyrën e re të subvencionimit në tre nivele që fillon me rekoltën 2017, subvencionimi për klasën e parë të duhanit është 80 denarë, për të dytën 70, ndërsa për të tretën, të katërtën dhe klasën shtesë është 60 denarë.

“Qëllimi i modelit të ri të subvencionimit është që të shtyhen kultivuesit e duhanit që të prodhojnë duhan më cilësor që të fitojnë subvencionim më të lartë. Prodhimtaria e duhanit është degë e rëndësishme për bujqësinë e Maqedonisë, e cila sjell të hyra të devizave nga rreth 100 milionë euro në vit”, thonë nga Ministria.

Njëherit informojnë se sot në Gazetën Zyrtare u publikuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural nga të cilat një pjesë parashikojnë anulim të rëndësisë së kushteve për detyrime të përfunduara drejtë Drejtorisë së të Ardhurave Publike të cilat vitet e kaluara ishin pengesë për pagesën e subvencioneve. “Me këtë ndryshim krijohen kushte ligjore për pagesë me kohë të subvencioneve, në mesin e të cilave është edhe pagesa e subvencioneve për duhanin nga rekolta 2017”, thekson Ministria. (MIA)

Tags: duhanministria e bujqesise dhe ekonomise se ujeravepagesasubvencione
Next Post
9 maj

9 maj

Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite mot me shi dhe bubullima

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom