• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Në korrik marrëveshjet e para për mjete nga shtylla e tretë nga Plani për rritje ekonomike

May 8, 2018
in BALLINA, LAJME
Në korrik marrëveshjet e para për mjete nga shtylla e tretë nga Plani për rritje ekonomike
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se 100 kompani deri më tani kanë ngritur aplikime projektuese për mjetet nga shtylla e tretë të Planit qeveritar për rritje ekonomike. Deri në fund të thirrjes pritet dyfishimi i këtij numri, ndërsa në fillim të korrikut edhe nënshkrimi i marrëveshjeve të para, deklaroi sot drejtori i Fondit për Inovacion e dhe Zhvillim Teknologjik Jovan Despotovski. 

Thirrja publike e prokejtuar në 645 milionë denarë ishte shpallur më 28 prill, ndërsa do të zgjasë deri më 11 qershor. Tani për tani interes më të madh ka për masën e tretë – shpenzime financiare deri në 60 për qind për inovacione, produkte dhe shërbime të reja, nga ideja deri te plasmani, për çfarë janë paraparë 20 milionë denarë, dhe në këtë segment janë tre të katërtat e firmave të cilët kanë aplikuar.

Kompanitë janë të interesuara edhe për masën e katërt – aftësim profesional të rinjve deri më 29 vjet në disa nga kompanitë në vendet perëndimore.

“Interesi është i madh. Pres deri në fund të thirrjes të kemi 150 – 200 kompani të paraqitura që tregon se ekonomia e Maqedonisë dhe format vendore kanë nevojë për një lloj të mbështetjes dhe masave së këtilla. Gjithashtu, pres deri në fund të vitit t’i ndajmë të gjithë mjetet”, thekson Despotovski para info-sesionit për aplikimet projektuese në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Sipas tij, transparenca do të jetë maksimale gjatë përzgjedhjes së projekteve dhe vendimin i cili do të financohet.

“Në fazën e parë, evaulimin e projekteve do ta bëjnë personat e jashtëm profesionist, por nga Maqedonia, derisa në fazën e dytë Komiteti për përzgjedhje të parave të Fondit i përbërë nga pesë persona profesionalë, shtetas të huaj. Vendimin, megjithatë kush do të financohet nuk do ta marrin administrata shtetërore, as nëpunësit nga Fondi, Qeveria apo Ministria e Ekonomisë, por plotësisht do të jetë në duart e personave profesionist”, nënvizoi Despotoevski.

Në drejtim të transparencës, plotësoi, pas kërkesës së kompanive, prej më parë janë shpallur edhe kriteret sipas të cilave do të bëhet përzgjedhja. Gjithashtu, është formuar trupi i punës me të cilin bashkësia e biznesit është përfshirë në realizimin e tërë planit – nga shpallja e thirrjes  deri në nënshkrimin e marrëveshjeve.

Edhe Oda Ekonomike vlerësoi se është i madh interesi i kompanive për përkrahjen qeveritare.

“Presim kompanitë të vendosin çështje konkrete që t’i detektojmë problemet me të cilat përballen gjatë plotësimit eventual të aplikimeve projektuese.  Interes ka për shumicën e masave,  veçanërisht për përkrahjen për rritje të shpejtë dhe për aftësim profesional të kuadrit,  si dhe për krijimin e prodhimeve plotësuese dhe shërbimeve që do të jenë konkurruese  në tregjet vendore dhe të huaja, përparimi i procesit prodhues dhe i veglave të marketingut”, theksoi Biljana Peeva Gjuriq nga Oda Ekonomike.

Despotovski njoftoi se info sesionet do të vazhdojnë edhe në dy javët e ardhshme, jashtë Shkupit, në Qendrat më të mëdha nëpër shtet.

Masat e shtyllës së tretë janë të hapura për të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, ndërsa të sistematizuara janë ashtu, të mos nxisin konkurrencë të firmave. Tani për tani nuk ka evidentim se cilat sektore gjatë aplikimit dominojnë, por Despotovski  njoftoi  se nëse ka interes të madh dhe projekte cilësore, ekziston mundësi për rritje të mjeteve. (MIA)

Tags: jovan despotovskikompanishtylla e trete e planit qeveritarthirrje publike
Next Post
Mbrojtja e të akuzuarve në “Tank” kërkon përjashtim të të prokurorëve nga PSP-ja

Mbrojtja e të akuzuarve në "Tank" kërkon përjashtim të të prokurorëve nga PSP-ja

Mançevski pret debat të argumentuar kuvendor për ligjin për media

Mançevski pret debat të argumentuar kuvendor për ligjin për media

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom