Fajnenshëll tajms
Nëse përkufizimi për avancimin është se vendi më tepër nuk e quan aeroportin e kryeqytetit të tij sipas ushtarit i cili ka humbur jetën para 2.300 viteve në Babilon, atëherë sigurisht ka shpresë për Ballkanin – burim i shumicës së konflikteve në Evropën moderne. Në shkurt lidershipi reformues i Maqedonisë e ndryshoi nacionalizmin bombastik qeveritar paraprak dhe e ndryshoi emrin e aeroportit nga “Aleksandri i Madh” në Aeroporti Ndërkombëtar – Shkup. Akulli filloi të shkrihet në një ndër kontestet më të vështira në Evropën paskomuniste.
Në autostradën drejt Shkupit, kryeqendër e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, tabelat e gjelbërta të mëdha tregojnë edhe ndryshime më të mëdha. Autostrada më nuk e mban emrin e Aleksandrit, por quhet “Miqësia”. Liderët e Maqedonisë konsiderojnë se këto ndryshime nuk janë kozmetike, por të vërteta që i bëjnë ndaj Greqisë. Në këto 27 vjet, Athina e akuzonte fqinjin e saj verior për përvetësimin e një pjese nga territori grek, për trashëgiminë kulturore dhe identitetin, duke e përdorur emrin Maqedoni dhe Aleksandri i Madh si simbole shtetërore.
Negociatat që kanë për qëllim që të gjendet kompromis për emrin e Maqedonisë tashmë po afrohen ndaj kulminacionit. Shefat e diplomacive të Greqisë dhe Maqedonisë janë takuar 20 herë. Nëse arrihet marrëveshje do të dërgohet një sinjal i rrallë deri te vendet e tjera ballkanike dhe komunitetet të cilat kanë konflikt – për shembull Serbia dhe Kosova, apo myslimanët, kroatët dhe serbët në Bosnjë e Hercegovinë – se madje edhe plagët më të rënda historike rikuperohen nëse trajtohen.
Edhe më tepër, marrëveshja mund t’i hapë dyert e BE-së dhe NATO-s për anëtarësimin e Maqedonisë, të bllokuar me veto nga ana e Athinës. Kjo mund ta nxjerrë Maqedoninë nga gjendja e pasigurisë në jostabiletetin gjeostrategjik në të cilën ka rënë pas shpërbërjes të Jugosllavisë komuniste. Kjo do të jetë edhe kundërshtimi i ndikimit të zgjeruar të Rusisë, Turqisë, Kinës, Arabisë Saudite dhe vendet e tjera të gjirit ndaj Ballkanit. Do ta ulë edhe rrezikun se Maqedonia mund të bëhet pre e konfliktit të brendshëm, duke e destabilizuar pjesën tjetër të rajonit.
Në vitin 2001 shpërtheu konflikti mes pakicës shqiptare etnike në Maqedoni, e cila numëron rreth një të katërtën e popullatës dy milionëshe. Sipas Ali Ahmetit, ish komandant, ka ekzistuar rrezik që konflikti të jetë më shkatërrues se lufta e Bosnjës, në të cilën humbën jetën mbi 100.000 luftëtarë dhe civilë. Në fund, NATO-ja arrin marrëveshje pas intervenimit të kryer.
Ahmeti tani e udhëheq partinë etnike shqiptare e cila është në koalicion me socialdemokratët e Zoran Zaevit, kryeministër i ri energjik i cili i udhëheq përpjekjet për pajtim me Greqinë. Në Shkup kohë më parë kam dëgjuar se Ahmeti ka paralajmëruar se gjithçka që është arritur në vitin 2001 do të ishte e kotë, nëse Maqedonia nuk siguron anëtarësim në BE dhe NATO. Kjo i jep kredibilitet vizionit të Zaevit për Maqedoninë me orientim perëndimor.
Perspektivat e marrëveshjes për Maqedoninë dhe Greqinë, megjithatë nuk janë të sigurta. Negociuesit e ngushtuan zgjidhjen e emrit të Maqedonisë Veriore, të Epërme ose të Vardarit – inspirim nga lumi më i gjatë në Maqedoni. Një prej këtyre do të jetë emri i Maqedonisë në skenën ndërkombëtare. Për përdorimin vendor Zaev dëshiron të përdoret “Republika e Maqedonisë”. Kjo nuk është mjaft e mirë për Greqinë, e cila në këtë njeh tensione për rajonin greko verior Maqedoninë. Athina bën presion edhe për ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë, që mund të eliminojë kërcënime të tilla.
Zaev është i hapur ndaj kësaj ideje, por çfarëdo lloj ndryshime duhet dy herë të ratifikohen nga ana e Parlamentit të Maqedonisë. Përveç asaj, ai dëshiron ta përforcojë legjitimitetin e marrëveshjes me Greqinë, duke i parashtruar në referendum ndryshimet kushtetuese eventuale. Tejkalimi i këtyre tre pengesave nuk do të jetë i lehtë. As miratimi i Greqisë nuk do të merret si diçka e mbaruar. Aleksis Cipras kryeministër me orientim majtist, sheh shans për fitore. Por partnerët e tij të koalicionit, opozita konservatore greke dhe Kisha Ortodokse janë kritikë të zëshëm të diplomacisë së tij. Me zgjedhjet vitin e ardhshëm Cipras mund të hasë në atmosferë të vluar politike në vend, me ç’ka bisedat me Shkupin mund të bëhen më të rënda për ballafaqim.
Në fund, të gjitha Qeveritë në BE nuk duan të hapin negociata me Maqedoninë. Në NATO nuk e shohin të gjithë në anëtarësimin e Maqedonisë si prioritet. Punët më shumë do të sqarohen në Samitin e BE-së në qershor dhe në Samitin e NATO-s në korrik. Të dy ngjarjet vijnë shumë shpejt për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë. Përderisa është ashtu, BE-ja dhe NATO duhet të rezistojnë në tundimin ta shfrytëzojnë mossuksesin si komplot për shpërfillje të çështjes së Maqedonisë. Ballkani sot është shumë i brishtë që të lejojë diçka të tillë. (MIA)