Serbia dhe Turqia kanë nisur një etapë të re të raporteve të tyre. Dy liderët Recep Tayyip Erdogan dhe Aleksandar Vuçiq po kujdesen që gjithçka të shkojë lehtë dhe mirë në raportet mes tyre. Erdogan tashmë e konsideron Serbinë si partnerin kryesor në Ballkanin Perëndimor duke përmendur shkëmbimet 1 miliardëshe tregtare ndërsa Vuçiq i ka dhënë komplimete shtetit turk duke e quajtur superfuqi rajonale. E në mediat turke janë kujtuar edhe kohët e arta të bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, në kohën e Pashiqit dhe Ataturkut, kur edhe ishte bërë marrëveshja e famshme për dëbimin e shqiptarëve.
Presidenti serb, Aleksander Vuciq, po qëndron ne Turqi për një vizitë dyditore. Ai të dielën u prit nga presidenti turk, Recep Tayip Erdogan. Dita e parë e vizitës së liderit serb në Stamboll u shënua me shprehjen e miqësisë së përzemërt që kanë dy shtetet mes vete.
“Serbia është vendi mik i yni dhe shtet kyc për tën siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, ka thënë Erdogan të dielën në forumin e Biznesit Serbi Turqi në Stamboll, transmeton Express.
“Të dyja shtetet kemi shumë vullnet të zhvillojmë raportet bilaterale në të gjitha fushat”, ka thënë presidenti turk, duke potencuar se do që këto raporte të thellohen.
Ai ka përmendur tregtinë mes dy shteteve që vitin e kaluar kanë arritur në 1 miliard, ndërsa tregon se synon që këto shkëmbime të dyfishohen e trefishohen.
“Duam ta thellojmë, diversifikojmë dhe rrisim alenacen tonë të biznesit në fusha të reja”, tha Erdogan.
Ndërsa Vucic u premtoj sipërmarrësve turq që do të krijojë kushtet më të përshtatshme në mënyrë që Serbia të bëhet terren io përshtatshem për investimet e tyre.
Edhe ai tregoi se sa shumë do që të thellohen raportet e shtetit të tij me Turqinë.
“Po i ftoj biznesmenët turq në shtetin tim. Si president i Serbisë, dera ime është e hapur për të gjithë biznesmenët që duan të investojnë në Serbi”, ka thënë Vucic.
Burimi: GazetaExpress