Ish deputeti i Kuvendit të RM-së Xhezair Shaqiri përkohësisht është angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm nga fusha e sigurisë së brendshme dhe luftës kundër radikalizmit, për nevojat e Zyrës së kryetarit të Qeverisë të RM-së, kumtoi sot pres shërbimi qeveritar.
Siç citohet në kumtesë, Shaqiri ka marrëveshje kohore në kohëzgjatje prej një viti me të ardhura prej 36.000 denarësh në muaj.
Shaqiri, i cili është i njohur si komandant Hoxha, pas informatave dhe reagimeve për fundjavë se është emëruar si këshilltar i sigurisë, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se “e ka pranuar funksionin që të mbijetojë”.
“As nuk jam zgjedhur për kryeministër, as për parlamentar të parë. Thjeshtë bëhet fjalë për funksion që të mbijetoj. Çfarëdo lloj njerëzish ka në Qeveri të zgjedhur në funksione të ndryshme, ndërsa ju reagoni për mua”, ka shkruar Shaqiri në Facebook. (MIA)