Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira me periudha me diell dhe me erë mesatare në drejtim verior. Në orët e pasdites do të kemi mot të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa proceset lokale pritet të jenë më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin nga gjashtë deri në 13 gradë, ndërsa maksimalja nga 20 deri në 29 gradë.
Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli, ndërsa pasdite mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë në drejtim verior.Temperatura do të lëvizë prej 13 deri në 26 gradë.
Në ditët e ardhshme vazhdon periudha e motit të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe herë pas here erë e përforcuar, veçanërisht në orët e pasdites. Të martën dhe të mërkurën dukuria e shiut dhe bubullimave do të jetë më e rrallë dhe me intensitet të zvogëluar.
Deri në fund të javës moti do të jetë me vranësira, me shi dhe bubullima. Temperaturat e mëngjesit do të jenë në interval prej gjashtë deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 18 deri në 28 gradë. (MIA)