Në Sekretariatin për Çështje Evropiane sot do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare “Ballkani Perëndimor dhe vlerat euroatlantike – Studim në rastin Maqedonia”, në organizim të Institutit për studime ndërkombëtare dhe politike – Shkup.
Konferenca mbahet me rastin e edicionit të katërt të Javës Evropiane Ditët e Evropës.
Në Konferencë fjalim do të mbajnë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ambasadori bullgar në vend Ivan Petkov, ambasadorja e Austrisë në Maqedoni Renate Kobler dhe përfaqësues të tjerë nga rajoni. (MIA)