• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Spasovski: Duhet të ripërtërihet dhe përforcohet lidhja mes qytetarëve dhe policisë

May 4, 2018
in BALLINA, LAJME
Spasovski: Duhet të ripërtërihet dhe përforcohet lidhja mes qytetarëve dhe policisë
Share on FacebookShare on Twitter

Nën moton “Policia për qytetarët”, MPB-ja e filloi manifestimin e 7 Majit – Ditës së Policisë së Maqedonisë me një stërvitje taktike-demonstruese e pjesëtarëve të Njësitit për detyra speciale i cili në tri situata të ndryshme demonstroi aftësi taktiko-teknike në kazermën “Gjorçe Petrov”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski theksoi se kjo stërvitje taktiko-demonstruese është një prej mënyrave si të afrohet policia deri te qytetarët e Maqedonisë.

“Lidhja midis qytetarëve dhe policisë së Maqedonisë duhet të përforcohet dhe të ripërtërihet që të gjithë të jemi më të sigurt dhe të përfshirë në sistemin e sigurisë”, tha Spasovski.

Studentët nga Fakulteti i Sigurisë, Instituti për Mbrojtje dhe Paqe, nga Qendra e Trajnimit, kryetarë të komunave, ministra … në poligonin  para kazermës patën rastin të shohin gatishmërinë e njësive më elite për detyra të veçanta të cilat demonstruan ballafaqim me turmë e cila e shkel rendin dhe qetësinë publike, si dhe ndalimin dhe zbulimin e një automjeti në lëvizje me personat e armatosur.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me pagesën e pagës së 13-të ndaj punonjësve të policisë, ministri Spasovski tha se është duke u punuar në përpunimin e të dhënave që të përcaktohet numri i saktë i personave që i plotësojnë kushtet për më shumë se 150 orë dhe se në vazhdimësi punohet për plotësimin e vendeve ku ka mungesë të kuadrove policore që të mos paraqitet problem me angazhimin shtesë të të punësuarve në MPB.

Ministri u pyet edhe nëse do të ftojë dikë nga ish-ministrat dhe drejtorët e qeverisë së mëparshme për ta shënuar Ditën e Policisë, me ç’rast u përgjigj se ai do të ishte i kënaqur që një pjesë e strukturave të mëparshme të cilët kanë bërë mirë për policinë e Maqedonisë të marrin pjesë në manifestimet. Sipas Spasovskit, janë edhe një pjesë e ish-funksionarëve që do të ndihen të mirë nëse marrin pjesë në sistemin në të cilin kontribuuan të rrëzohen. (MIA)

Tags: demonstrimMPBpolicia per qytetaretSpasovski
Next Post
Hetuesit e PSP-së kontrollojnë dokumentacionin në “Postat e Maqedonisë”

Hetuesit e PSP-së kontrollojnë dokumentacionin në "Postat e Maqedonisë"

​Prokuroria në pritje të autopsisë së policit Dashi për të parë shkaqet e vdekjes

​Prokuroria në pritje të autopsisë së policit Dashi për të parë shkaqet e vdekjes

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom