• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

​Prokuroria në pritje të autopsisë së policit Dashi për të parë shkaqet e vdekjes

May 4, 2018
in BALLINA, BOTA
​Prokuroria në pritje të autopsisë së policit Dashi për të parë shkaqet e vdekjes
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore e Ferizajt po pret raportin e mjekësisë ligjore, për të parë nëse në trupin e pa jetë të policit Malësor Dashi ka pasur shenja dhune. Polici nga Kaçaniku u gjet i vdekur të enjten në ujërat e lumit Lepenc, 5 ditë pasi u zhdukë bashkë me kolegun e tij Armend Trena, që ende nuk është gjetur. Dashi dhe Trena dyshohet se ranë në lumin Lepenc të shtunën e kaluar, si pasojë e një vetaksidenti. 

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari të premten tha se nuk kanë marrë ende të gjeturat e autopsisë. Ai tregoi se pasi të marrë raportin, atëherë do të mund të dihen detaje tjera rreth policit të vdekur në lum.

“Nuk ka ende asgjë zyrtare, po e presim raportin e autopsisë nga Instituti”, tha ai për Gazeta Express.

Sipas tij, Prokuroria është në pritje edhe të ekzaminimit të veturës me të cilën dyshohet se ranë në lumë dy policët e zhdukur fundjavën e shkuar, për të parë shkaqet e vërteta që kanë mund të çojnë në daljen nga rruga me veturë policore të Malësor Dashit dhe Armend Trenes.

“Nuk kemi marrë ende raport as për ekzaminimin e veturës. Nuk di as kur do të publikohet raporti, po presim nga Instituti”, deklaroi kryeprokurori Jashari.

Ndërkohë, të premten po vazhdojnë në ujërat e lumit Lepenc kërkimet për Armend Trenen.


Burimi: GazetaExpress

Tags: lumi lepencpolicprokuroria themelore e ferizajtvdekjezhdukje
Next Post
Mançevski: Qëllimi është një administratë profesionale dhe e depolitizuar

Mançevski: Qëllimi është një administratë profesionale dhe e depolitizuar

Rajnhart Pribe për vizitë në Tetovë

Rajnhart Pribe për vizitë në Tetovë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom