Shoqatat sindikaliste nga vendi dje me marshe protestuese në Shkup e shënuan 1 Majin, Ditën ndërkombëtare të punës.
Marshet i filluan në lokacione të ndryshme, por u takuan para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, prej ku së bashku vazhduan deri tek Qeveria.
Së pari dërguan porosi për avancim të të drejtave të punës, i lexuan kërkesat e tyre, e më pas edhe zyrtarisht ia parashtruan Qeverisë.
Rrogë më e madhe, vende të sigurta të punës, regres për pushim vjetor, stop për mobing dhe për rritje të moshës së pensionimit, janë disa nga 15 kërkesat e sindikalistëve.
Ndërkohë, derisa zgjatnin protestat, Qeveria mbajti mbledhje të Këshillit ekonomik-social.
Pas mbledhjes, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave sindilaiste dhe nga punëdhënësit, kryeminsitri Zaev kumtoi se po përgatitet masë e re për rritje të rrogave.
Lidhur me kërkesat e sindikatave, Zaev shfaqi bindje se disa prej tyre, siç tha, janë të realizueshme.
“Sindikatat janë mbrojtëse të të drejtave tona të punës. Në përgjithësi i mbështes të gjitha angazhimet e tyre dhe në pajtim me mundësitë e Qeverisë, performanset dhe kapacitetet, besoj se janë të relaizueshme. Përmes dialogut do të duhet të vijmë deri te zgjidhjet”, theksoi Zaev në konferencën për shtyp pas mbledhejs së Këshillit.
Marshi i 1 Majit u përputh me 110-vjetorin e lëvizjes sindikaliste dhe organizimin në Maqedoni. Disa vite prapa, duke filluar prej vitit 2010, LSM me kryesinë paraprake e shënonte 1 Majin me fushata për sfera të caktuara të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe si rezultat i asaj u inicuan dhe miratuan disa zgjidhje ligjore si Ligji për mobing, ndryshimet e Ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës dhe Ligji për rrogë minimale.
Burimi: MIA