• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev: Rikonstruimi i qeverisë varet nga bisedimet me partitë

April 30, 2018
in BALLINA, LAJME
Zaev: Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, do të rritet shumica parlamentare
Share on FacebookShare on Twitter

Janë të mundshme ndryshime në disa resorë qeveritarë, por mund të ndodhë edhe që askush të mos ndërrohet. Kjo varet nga rezultatet e bisedimeve për zgjerim të koalicionit qeveritar të cilat janë në rrjedhë, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

“Po vijojnë në vazhdimësi bisedimet për zgjerim të koalicionit qeveritar dhe dëshiroj të ketë sukses ky proces ashtu sa ekziston gatishmëri nga të dyja palët, përkatësisht nga partitë më të vogla opozitare me të cilat negocioj dhe palës sonë në pushtet”, tha Zaev para Gjykatës Penale në Shkup, i pyetur deri ku është rikonstruimi i Qeverisë.

Përkujtoi për deklaratën e tij të dhënë paraprake se për këtë çështje do ta informojë opinionin pas festave të majit.

I pyetur përse rikonstrumi i mundshëm varet nga rrjedha e bisedimeve, kur paraprakisht ka thënë se është edhe për shkak të rezultateve nga puna, Zaev tha se arsyeja inicuese është rritja e shumicës parlamentare, e më pas edhe në pajtim me rezultatet nga puna.

“Dëshiroj në vetë institucionet, për të cilat edhe paralelisht bëj analizë, t’i shoh rezultatet nga ndryshimi i pushtetit. Dëshiroj të di se çka ka ndryshuar për më mirë. Këto janë kriteret e rëndësishme. Sapo të kem diçka të re, do ta ndaj me opinionin”, tha Zaev.

I pyetur se nga cilët resorë nuk është i kënaqur, Zaev tha se për ndryshimet e caktuara që do të ndodhin në pushtetin ekzekutiv do të informojë hollësisht, kur të vijë koha për atë.

“Mund ta lini atë ta kumtoj kur të vijë koha për atë. Nëse prejudikoj diçka, e më pas të ndodhin gjëra të tjera, tregimet nuk do të kenë fund. Le të jemi seriozë, bëhet fjalë për ministra të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për zëvendës, për sekretarë shtetërorë dhe drejtorë. Këto janë çështje tejet serioze dhe gjithçka tjetër do të ishte joserioze nëse i kumtoj vendimet para se ato të jenë konkrete dhe përfundimtare”, deklaroi Zaev.

Burimi: MIA

Tags: drejtorëministraresorëvendime qeveritareZaev
Next Post
VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në takimin joformal me ministrat për parashtrimin e pyetjeve

Pothuajse gjysma e deputetëve vjet nuk janë paraqitur për të marrë fjalën

Situata ekonomike-sociale e keqe, kërkojmë negociata serioze me Qeverinë

Situata ekonomike-sociale e keqe, kërkojmë negociata serioze me Qeverinë

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom