Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë konsideron se gjendja ekonomike-sociale në shtet është e keqe, se partneriteti social dhe dialogu nuk funksion, shkelen dispozitat nga marrëveshjet kolektive dhe ligjet, veçanërisht ligjet për marrëdhënie pune dhe për sigurim pensional, ndërsa shënohen presione për anëtarësim ose ndërprerje të anëtarësisë në disa sindikata.
Para festës që vijon 1 Maji, Festa e punës, nga KSL paralajmëruan se nuk do të mbajnë protestë, ndërsa nga Qeveria kërkuan fillim të negociatave në pjesën e pagave, në pajtim me Ligjin për marrëdhënie të punës dhe marrëveshje kolektive, pjesëmarrje të obligueshme në ribalansin e paralajmëruar të Buxhetit në pjesën e pagave, si dhe partneriteti social të fillojë të funksionojë në nivel qendror dhe në atë lokal.
“Tani më kemi disa negociata me Qeverinë e RM-së dhe me kryeministrin Zoran Zaev. Durimi ynë do të jetë deri atje derisa anëtarët kanë durim për realizimin e kërkesave tona që janë në kuadër të ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive. Kur do të ndjejmë se jemi të manipuluar dhe se blihet kohë nuk do të presim të dalim në rrugë ose të fillojmë me realizimin e ndonjë mase më radikale sindikale”, tha në konferencën e sotme për shtyp kryetari i KSL-së, Bllagoja Ralpovski.
Qëndrimi i KSL-së, theksoi ai, është se 1 Majin e shënojnë dhe e festojnë, si dhe se nuk presin të vijë kjo festë për të dalë në rrugë.
“Këtë e bëjmë çdoherë kur do të ndjejmë se ka nevojë të protestojmë dhe kur të vijmë në një situatë të tillë që kjo të jetë mënyra e vetme për të ardhur deri në realizimin e kërkesave”, theksoi Ralpovski.
Theksoi edhe se në kohën e fundit po eksalon problemi me ndërprerjen e marrëdhënies së punës të mijëra punëtorëve në sektorin publik dhe më pas në vendin e tyre punësojnë të tjerë dhe kërkon që inspektimet kompetente të bëjnë kontrolle dhe revizione të të gjitha largimeve nga puna për të cilat ekzistojnë të dhëna se janë shkelur ligje.
Burimi: MIA