Maqedonia nuk ka alternativë dhe duhet të fokusohet në burime ripërtëritëse të energjisë. Vendi edhe pse ka shumë ditë me diell, ka pak centrale fotovoltaike, ndërkaq nuk është mjaft e shfrytëzuar edhe energjia e erës, konsiderojnë ekspertët.
Sipas tyre, nga fundi janë edhe rezervat e thëngjillit vendor për ç’arsye nuk është logjike të investohet në termocentrale.
Theksojnë se tashmë po lirohen kolektorët solarë fotovoltaikë për prodhimin e energjisë elektrike dhe mbeten të shpagueshme për instalim në shtëpitë private, por problem është, potencojnë, që qytetarët nuk mund t’i shesin tepricat eventuale të rrymës që do t’i prodhonin.
“Në shtet nuk ekziston mundësi ligjore që teprica e energjisë elektrike të prodhuar qytetarët t’ia shesin distribuuesit EVN Maqedoni pa hapur ndërmarrje”, thonë ekspertët.
Ata së bashku me organizatat joqeveritare kërkojnë të bëhen ndryshime ligjore me të cilat do t’u mundësohet qytetarëve t’i shesin tepricat e tyre të rrymës pa themeluar ndërmarrje dhe atë ta bëjnë vetëm me marrëveshje me distribuuesin EVN Maqedoni SHA.
Maqedonia duhet të investojë në burime ripërtëritëse të energjisë, e jo në instalacionet termike
Maqedonia ka gjasa reale deri në vitin 2050 të bëhet shoqëri e cila në tërësi do të lirohet nga derivatet fosile. Elektranat fosile do të mund të shfrytëzohen si rezervë në rast se nuk ka mjaft diell, ujë dhe erë, thotë prof.dr. Konstantin Dimitrov nga MACEF.
Maqedonia, thekson, duhet t’i shfrytëzojë të gjitha potencialet e disponueshme nga hidroenergjia.
“Nëse i bëjmë Çebrenin dhe Galishten dhe rreth dhjetë hidrocentralet në Vardar, tashmë kemi bërë hap të madh për inkuadrim maksimal edhe të llojeve të tjera të burimeve ripërtëritëse të energjisë”, thekson Dimitrov.
Ai rekomandon që vendi ta shfrytëzojë erën për prodhim të energjisë elektrike çdokund ku kjo është e mundur.
“Duhet ta shfrytëzoni erën atje ku mundet. Konsideroj se për dhjetë vite, e ndoshta edhe më herët era do të mund të shfrytëzohet në më shumë lokacione. Impiantet tona me erë, që tani i blejmë, mund të fillojnë të sillen nëse era është me shpejtësi mbi 1,4 deri 1,5 metra në sekondë. Nën 1,5 metra në sekondë rezistenca në shtyllë është aq e madhe sa që nuk mund të rrotullohet helika. Punojnë deri gjashtë apo 10 metra në sekondë, e më pas frenohet në mënyrë që të mos fluturojnë”, sqaron Dimitrov.
Te ne, shton nuk ka shumë rajone me shpejtësi të madhe të erës. Kjo ekziston vetëm në lokacione specifike dhe në pjesë më të vogël të kohës.
“Nëse lirohen shtyllat me lëvizje magnetike, të cilat nuk kanë asnjë rezistencë, ndërsa pres kjo të ndodhë shumë shpejtë sepse tashmë po prodhohen në Kinë, por edhe Simensi planifikon t’i zhvillon, do të mund të vendosen elektrana me erë në shumë lokacione në vend, madje edhe në shtëpi private”, theksoi Dimitrov.
Në Kinë, shton, tashmë tre-katër vjet për eksperimente bëhen elektrana të vogla me erë me shtylla me lëvizje magnetike dhe ato vendosen pranë autostradës të prodhojnë energji elektrike nga era që e prodhojnë automjetet të cilat kalojnë, me të cilën e ndriçojnë rrugën.
“Për katër deri në pesë vjet shtyllat me lëvizje magnetike do të jenë më të lira, dhe do të mund të vendosen edhe në elektranat e mëdha me erë me ç’ka do të mund të prodhojnë energji elektrike kur do të ketë erë me shpejtësi prej vetëm gjysmë metër në sekondë. Elektrana më të vogla do të mund secili të vendos në shtëpi dhe të prodhojë energji elektrike. Për 10 vjet ka mundësi të ketë sisteme të reja të cilat prodhojnë energji elektrike më efikase nga era”, saktëson Dimitrov.
Energjia diellore nuk shfrytëzohet mjaftueshëm
“Maqedonia ka shumë ditë me diell, por shfrytëzim të pamjaftueshëm të diellit për prodhimin e energjisë elektrike. Njëherësh dielli dhe era mund të kombinohen për prodhimin e energjisë elektrike”, thekson Dimitrov.
“Energji diellore ka shumë në periudhën e verës, ndërsa gjatë dimrit erë. Diell ka gjatë ditës, ndërsa era ndonjëherë është natën. Për këtë në faza sistemore nuk përputhen, por në periudha kur ka më shumë energji mund të riorinetohen në prodhimin e një lloji tjetër të energjisë, për shembull energjisë termike dhe në këtë mënyrë mund të eliminohen karburantet e fosileve për prodhimin e saj”, thekson Dimitrov.
Kolektorët diellor fotovolatikë sot kushtojnë 900 euro për një kilovat orë të instaluar. Nëse bëhen llogaritje del se për shtatë vjet kthehet investimi, ndërsa pastaj energjia elektrike është pa para”, sqaron Dimitrov.
“Sot fotovolatikët kanë koeficient të përdorimit prej rreth 150 deri 180 vat për metër katror dhe duhen shtatë metra katror sipërfaqe që të prodhohet një kilovat orë energji elektrike. Thuhet se tashmë janë prodhuar sisteme të cilat prodhojnë gjysmë kilovat në metër katror, por çmimi është më i lartë. Me kohë çmimi do të ulet dhe do të munde të vendosen nëpër shtëpi. Sipas llogaritjeve të mia, më shumë paguhet në 20 vjet eksploatim të investohen në centrale diellore fotovolatike me çmime më të ulëta se sa në termocentrale të thëngjillit”, thotë Dimitrov.
Ardhmëria e energjetikës është në burimet ripërtëritëse
Edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dakordohet se ardhmëria e energjetikës është në burimet ripërtëritëse, ndërsa sfida kyçe, siç thotë, është të zhvillohen kapacitete energjetike prej burimeve ripërtëritëse dhe të vendoset mekanizëm me atë të ndikohet ndaj çmimit të energjisë elektrike që e paguan konsumatori i fundit.
– Sfidë plotësuese është se si energjia prej burimeve të ripërtëritshme të balancohet në sistemin energjetik, thotë Angjushev.
Me ligjin e ri për energjetikë, që është në procedurë kuvendore, siç potencoi, parashihet Qeveria të ndajë tokë shtetërore falas për investitorët të cilët do të ndërtojnë centrale fotovoltaike. Planifikohet të jepet tokë e kategorisë së pestë dhe të gjashtë derisa nuk plotësohet kuota prej 200 megavatë plotësues. Fuqia instaluese e elektranave fotovoltaike në Maqedoni tani është vetëm 16,8 megavatë.
“Edhe kompania shtetërore Elektranat e Maqedonisë (ELEM) planifikon gjatë vitit të ardhshëm të ndërtojnë central fotovoltaik me fuqi instaluese prej 10 megavatësh në hapësirën e deponisë së termoelektranës “Osllomej”. Pritet të prodhojë 14,5 energji elektrike gigavat orë dhe të kushtojë shtatë milionë euro të cilat do të sigurohen me kredi, thotë Angjushev dhe shton se ky central do të jetë centrali më i madh në Maqedoni i këtij lloji.
Maqedonia vend i varfër energjetik
Maqedonia nuk ka alternativë edhe nga aspekti energjetik është vend i varfër. Rezervat vendore të thëngjillit janë shterur. Osllomej për tre vjet është përmendore pasi që nuk ka thëngjill. REK Manastir gjithnjë e më shumë i ngjan një përmendoreje pasi që punon me dy prej tre blloqeve, ndërsa me kohë do të punojë vetëm me një nëse mbetemi vetëm në rezervat vendore të thëngjillit. Gaz nuk kemi, naftë nuk kemi. Kemi vetëm mundësi për burime ripërtëritëse të energjisë, potencoi Angjushev.
Precizoi se Maqedonia viteve të ardhshme planifikon ta zvogëlojë konsumin e energjisë për 14,37 për qind dhe shton se këtë mund ta bëjë vetëm me efikasitet energjetik dhe me investimin e projekteve për burime të ripërtëritshme të energjisë, gjegjësisht tranzicionit energjetik. Qeveria, potencoi absolutisht do t’i përkushtohet burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe ekonomisë së gjelbër.
“Gjithmonë kur flisni për burime të ripërtëritshme të energjisë flisni për konflikt. Konflikti është se si të instaloni burime të ripërtëritshme, ndërsa gjatë kësaj të mos ndikoni në rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët final. Nëse e zgjidhni këtë konflikt atëherë keni zgjidhur problem të madh”, thotë Angjushev.
Bota, shton, nisi me tarifa fiding, por në ndërkohë prodhimi i pajisjeve për burime të ripërtëritshme u rrit aq shumë sa që çmimet e pajisjeve filluan të bien.
– Kjo veçanërisht ka të bëjë me fotovoltaikët ku para katër-pesë vitesh duhej për një megavat fotovoltaik të investoni dy milionë euro ndërsa tani duhet 560.000. Kjo është në dobi pasi burimet tashmë ripërtëritëse mund të bëhen edhe burime komerciale të energjisë dhe ky është informacion i mirë për Maqedoninë veçanërisht në pjesën e fotovoltaikëve, potencoi Angjushev.
Ligji i ri për energjetikë në drejtim të përkrahjes së burimeve të ripërtëritëse të energjisë
Me ligjin e ri për energjetikë, i cili është në procedurë kuvendore, është determinuar të përkushtohemi në burimet ripërtëritëse të energjisë dhe ekonomisë së gjelbër, porosit Angjushev.
“ELEM do të bëjë tre projekte. Do ta zgjerojë parkun me erë Bogdanci dhe do të bëjë elektranë të re me erë në rrethinë me fuqi të instaluar të tërësishme prej 27 megavat. Njëri financim veçmë është siguruar nga KfV banka, ndërsa për të tjerat negociohet me BERZH. Në bazë të studimit veçmë të bërë për stabilitet të sistemit elektroenergjetik në Maqedoni nga MEPSO ambicie është të instalohen të gjitha 150 megavat elektrana me erë me të cilat, sipas studimit, sistemi ynë do të jetë stabil. Deri më sot janë ndërtuar vetëm 35 megavat në parkun me erë Bogdanci, për zgjerimin e planifikuar për 15 megavat veçmë ka leje ndërtimore, ndërsa pritet edhe për 15 megavat shtesë”, saktëson Angjushev.
Do të shpallim shton, tenderë për ndërtimin e elektranave fotovoltaike me fuqi të tërësishme të instaluar prej 200 megavat, por tani me premium, në vend se me fiding tarifa.
“Me këtë që ta zvogëlojmë vlerën investuese të projekteve, përkatësisht shpenzimet e investitorëve do të caktojmë tokë shtetërore nga kategoria e pestë dhe e gjashtë, do ta parcelizojmë për projekte prej një, dy deri në 50 megavat dhe gjatë asaj përmes procedurës transparente të tenderit do t’i marrin lokacionet ato kompani të cilat do të kërkojnë premium më të vogël, përkatësisht vlerën të cilën do ta marrin për megavat të prodhuar të energjisë elektrike e cila do të jetë mbi çmimin shitës të cilën ato vetë do ta shesin në tregun e lirë”, thotë Angjushev.
Në atë mënyrë potencon, do të bëjmë tre vin-vin situata.
“Së pari do të investojmë në burimet ripërtëritëse në mënyrë komerciale dhe nuk do të ndikojmë në qëllimin përfundimtar të energjisë elektrike për konsumatorët, sepse do të financohet nga ana e Buxhetit dhe e treta do ta zhvillojmë tregun e lirë të energjisë elektrike që është obligimi ynë ndaj Bashkësisë energjetike. Çmimin të cilin shteti do të duhet ta paguajë në nivel vjetor do të jetë përafërsisht mes katër deri në pesë milionë euro për 200 megavat”, thotë Angjushev.
Fizibiliteti i atyre projekteve, saktëson, për momentin është rreth 65 euro për megavat orë energji elektrike, ndërsa çmimi i tregut të energjisë elektrike në bursën e lirë është rreth 55 euro për energji ditore, ndërsa fotovoltaiket prodhojnë vetëm energji ditore.
“Do të thotë dallimi është 10 euro për megavat. Dyqind megavat për 2.000 orë pune, aq sa në Maqedoni mundet maksimalisht të bëhen, për 10 orë vjen deri te vlera prej katër milionë euro që shteti duhet t’i shpenzojë që të zhvillohen 200 megavat, aq sa shteti ka bërë në 20 vitet e fundit”, thekson Angjushev.
Çebreni dhe Galishte do të ndërtohen, përderisa bankat japin kredi të volitshme
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev konsideron se është i mundur ndërtimi i hidroelektranave Çebren dhe Galishte, por vetëm derisa parashikohet kapaciteti i ri të jetë real dhe të arrijë rreth 150 megavat. Për atë, sipas tij, mund të zgjidhet investitor i huaj, por edhe ELEM mundet ta ndërtojë me ndihmën e shtetit.
Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, precizoi se ndërtimi i “Çebren” dhe “Galishte”, me kapacitet të zvogëluar do të mund të kushtonte rreth 220 milionë euro dhe se vendi mund vetë t’i realizojë, sepse financiarisht është stabil, likuiditeti dhe aftësia për pagesë janë rritur, ndërsa ka dhe shumë mjete në bankat vendase. Ai pret që bankat të ofrojnë kredi të favorshme. Në të kundërtën, thotë, vendi do të detyrohet të sigurojë para nga jashtë.
“Më shumë se dhjetë herë tenderët dështuan. U nisëm nga një bazë realiste. Vlerësimi i investimit është rreth 220 milionë euro. Jemi të sigurt se ELEM si shtyllë kryesore e prodhimit të energjisë elektrike, mund të mbajë këtë kapacitet bashkë me Qeverinë dhe të gjithë institucionet, tha Zaev.
Menjëherë pasi të sigurohet financimi, shtoi, do të thirren të gjitha kompanitë ndërtimore në Maqedoni të cilat mund të punojnë projekte të tilla.
“Ndërtimi do të zgjaste pesë deri në tetë vite sepse bëhet fjalë për projekt serioz dhe në pjesën e prodhimit të energjisë elektrike dhe në pjesën e furnizimit me ujë në të gjithë rajonin ku akumulimi i ri do të ishte për zhvillimin e bujqësisë dhe aktivitet të tjera në Maqedoninë Qendrore”, tha kryeministri.
Në vend vijon edhe projekti për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla me kapacitet deri në 1 megavat. Tash më janë ndërtuar 68 termocentrale të tilla, ndërsa në fazë të ndërtimit janë edhe tridhjetë. Në pajtim me planin është paraparë që në vend të ndërtohen rreth 400 hidrocentrale të vogla.
Me linjën kreditore nga BERZH deri në efikasitet më të mirë energjetik
Momentalisht po punohet edhe në ligjin për efikasitet energjetik i cili plotësisht do të përputhet me Komunitetin e Energjisë, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) përmes GEFF Programit në Maqedoni, i cili është pjesë nga Programi i Ballkanit Perëndimor i projektuar me 85 milionë euro, filloi me financimin e amvisërive për rritje të efikasitetit të tyre energjetik përmes linjës kreditore me vlerë prej katër milionë euro që do të plasohet nëpërmjet Bankës së Ohrit Sosiete Zheneral dhe Shparkase banka Maqedoni.
Katër milionë euro shtesë janë planifikuar të realizohen përmes bankave lokale. Me këto mjete është planifikuar të mbulohen 2.500 shtëpi.
Personat fizik do të mund të marrin kredi nga bankat, për t’u furnizuar me zgjidhje teknologjike për përdorimin e energjisë së gjelbër, siç janë dritaret xhama të dyfishta, bojler me energji efikase apo izolim termik për shtëpitë.
Amvisëritë të cilët do të investojnë në teknologji të efikasitetit energjetik do të mund të aplikojnë për grant nga BE-ja në shumë prej 20 për qind të investimit të tyre. Sipas të dhënave të BERZH, më pak se 10 për qind nga amvisëritë në Maqedoni kanë zbatuar masa për efikasitet energjetik.
“Çdo euro e investuar në efikasitetin energjetik kursen 2,2 euro në prodhimin e energjisë elektrike. Pikërisht prej këtu fillon e gjithë logjika e stimulimit të efikasitetit energjetikë”, thekson Angjushev.
Valentin Jankovski
Burimi: MIA