• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

30 prill

April 30, 2018
in BALLINA, LAJME
30 prill
Share on FacebookShare on Twitter

1563. – Mbreti Sharli i Nëntë i dëboi hebrenjtë nga Franca.

1770. – Lindi në Londër zbuluesi kanadez, Dejvid Tomson. Njeriu i parë i bardhë që zbuloi gjatësinë e Lumit Kolumbia, ai bëri gjithashtu hartën e një pjese të madhe të Kanadasë dhe të Perëndimit amerikan.

1777. – Lindi në Gjermani Johan Karl Fridrih Gaus, që ishte një nga matematikanët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

1789. – Xhorxh Uashingtoni u zgjodh si presidenti i parë i Amerikës.

1803. – Franca ra dakord t’i shesë Luizianën Amerikës, dorëzimi zyrtar i së cilës u bë në muajin dhjetor dhe po në atë ditë në vitin 1812 ajo u bashkua me Shtetet e Bashkuara si shteti i 18-të.

1804. – Shrapneli, i shpikur në vitin 1784 nga ushtari britanik, Henri Shrapnel, u përdor për herë të parë në luftë nga britanikët kundër holandezëve në Surinam.

1883. – Vdiq piktori impresionist francez, Eduard Manet. Në fillim i destinuar për karrierë ligjore, ai studioi artin nga viti 1850 nën ndikimin e madh të Klod Monet.

1883. – Lindi shkrimtari çek Jarosllav Hashek, autor i romanit, “Ushtari i mirë Shvejk”.

1893. – Lindi Joakim von Ribentrop, këshilltar i Adolf Hitlerit për politikën e jashtme. Tregtar vere para se të hynte në Partinë Nacionalsocialiste në vitin 1932, ai u gjet fajtor në Gjykatën e Nyrenbergut për krimet e luftës, ndërsa në vitin 1945 u ekzekutua.

1900. – Havai u bë pjesë përbërëse e SHBA-së.

1945. – Adolf Hitleri dhe bashkëshortja e tij Eva Braun kryen vetëvrasje në bunkerin e nëndheshëm në Berlin. Trupat ruse hynë në Berlin, duke pushtuar Rajshtagun dhe godinat e tjera qeveritare. Trupat aleate pushtuan Mynihun dhe trupat franceze kaluan kufirin për në Austri.

1991. – Një ciklon në Bangladezh mori jetat e 125.000 njerëzve.

1997. – Nga shpërthimi i eksplozivit në një depo të ushtrisë në Qafe-Shtamë të Burrelit, humben jeten 22 persona.

1973. – Presidenti amerikan, Nikson, bëri një deklaratë në televizion mbi Uotergejtin, duke pranuar përgjegjësinë për përgjimin që ndodhi në kompleksin e apartamenteve të Uashingtonit në vitin 1972. Po atë ditë në vitin 1974, ai dorëzoi dorëshkrimet e pjesshme të regjistrimeve për tu përdorur nga hetuesia.

1975. – Presidenti i Vietnamit të Jugut, Minh njoftoi kapitullimin pa kushte para Vietkongut, duke i dhënë fund konfliktit më të gjatë në shekullin e 20-të.

1992. – Në Shkup, Redaksia e gazetës “Nova Makedonija” dhe agjencia e lajmeve Frans pres nga Parisi nënshkruan marrëveshje shumëvjeçare, me të cilën gazeta kyçet në shfrytëzimin e servisit të përgjithshëm të agjencisë.

2001. – Alpinisti Babu Çiri Sherpa i Nepalit që mbante rekordin për ngjitjen më të shpejtë të majës Everest, vdiq ndërsa po përpiqej të ngjitej në malin më të lartë të botës. Aksidenti ndodhi në lartësinë 6 500 metra në rrugën përgjatë kreshtës juglindore të malit që është 8 850 metra i lartë.

2002. – Në aksidentin ajror në Tunizinë veriore humbën jetën 13 oficerë të lartë të armatës tuniziane.

2003. – Libia e pranoi përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit të kompanisë amerikane “Pan Amerikan” në vitin 1988 tek vendi i Skocisë Lokerbi, kur humbën jetën 270 persona në fluturaken dhe në tokë.

2004. – Estonia, Letonia, Lituania, Qiproja, Malta, Hungaria, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Çekia u bënë anëtare të plota të BE-së, me çka atëherë numri i vendeve anëtare është i rritur për 25, me 450 milion banorë dhe treg më i madh i përbashkët në botë.

2006. – Vdiq Xhon Galbrajt, ekonomist liberal dhe shkrimtar, profesor i ekonomisë në universitetin “Harvard”. Xhon Galbrajt ishte ambasador i SHBA-së në Indi në kohën kur presidenti i SHBA-së ishte Xhon Kenedi. Njëri nga djemtë e Golbrajtit, Piteri, ishte ambasador amerikan në Kroaci prej vitit 1993 deri në vitin 1998.

2015. – Në moshën 76 vjeçare vdiq soul këngëtari i njohur Ben E. King. Këngëtari, i cili jetonte në Nju-Xhersi u bë i njohur me këngën Stand by me, e cila në vitin 1961 u bë hit i vërtetë.

Burimi: MIA

Tags: Në ditën e sotme
Next Post
Arsimi vegël kyçe për promovim të barazisë së plotë

SHMET "Mihajllo Pupin" dhe gjashtë kompani do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim

Vazhdon gjykimi për lëndën “Treqind”

Vazhdon gjykimi për lëndën "Treqind"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom