• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Vajgël: Ekziston mundësi reale për datë për negociata me BE në periudhën e verës

April 26, 2018
in BALLINA, LAJME
Vajgël: Ekziston mundësi reale për datë për negociata me BE në periudhën e verës
Share on FacebookShare on Twitter

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgël, në një intervistë për MIA vlerëson se është mundësi reale që liderët e BE-së në verë të japin dritë të gjelbër dhe datë për negociata për Maqedoninë, duke përkujtuar se PE-ja kohë më parë ka nxitur që negociatat dhe zgjidhja e emrit të mund të shkojnë në pako, nëse nuk zgjidhet kontesti me Greqinë deri atëherë.

“Tani duhet Këshilli Evropian të deklarohet. Besoj se puna ka shkuar mjaft larg që të mos vijë në pikëpyetje. Kuptohet në masë të madhe kjo varet edhe nga suksesi në negociatat me Greqinë për emrin. Edhe këtu, negociuesit dhe kjo është punë e mençur nga ana e tyre, na mbajnë në pasiguri që ka të bëjë deri në marrëveshjen konkrete. Mendoj se në këtë situatë nuk është ide e mirë që të publikohen informacione të njëanshme të cilat imponojnë mashtrim. Më së mirë është që negociuesit të negociojnë në diskrecion”, thekson Vajgël.

Thekson se çdoherë si raportues ka kërkuar dhe ka marrë mbështetje në PE që të mundësohet negociatat me BE-në të vijojnë paralelisht me negociatat për emrin.

I pyetur nëse një anëtare tjetër shtetërore e BE-së, përveç Greqisë, do të mund ta bllokojë Maqedoninë, për shkak të rezistencës ndaj zgjerimit, raportuesi për Maqedoninë thotë se nuk beson në një skenar të tillë.

Vajgëll përgatiti edhe një rezolutë të re të PE-së për Maqedoninë, në të cilën kritikat kryesore do të jenë në dialogun politik në vend.

“Unë tani kur e ndjek atmosferën politike në Maqedoni të gjithë jemi të mendimit se situata është përmirësuar, se retorika është qetësuar, megjithatë ende ka akuza të tepruara, paushale, edhe nga njëra anë edhe nga ana tjetër, ashtu që, nëse Maqedonia hyn në fazën kredibile të demokracisë, duhet të ndalojë me atë dëshirë me garë të vazhdueshme. Nuk është çdoherë atmosferë parazgjedhore, nuk është çdoherë koha parazgjedhjeve. Kur do të fitohen ose të humben zgjedhjet, duhet të thuhet ‘ja tani ka përgjegjësi ai që ka formuar qeveri’ dhe tu jepet mundësi qytetarëve për të marrë frymë. Dhe deri në atë pikë Maqedonia ende nuk ka ardhur”, thotë Vajgël në intervistën për MIA-n.

Ivo vajgël do të vijë në Ohër më 17 dhe 18 maj për raundin e negociatave në kuadër të procesit Zhan Mone, qëllimi i të cilit, mes të tjerash, siç thotë është “përforcimi i ndjeshmërisë personale midis deputetëve”. Intervistën e plotë me Ivo Vajgël, MIA do ta publikojë gjatë ditës.

Burimi: MIA

Tags: Ivo VajgëllKëshilli EvropianNegociataParlamenti Evropian
Next Post
Gjykata Supreme në Athinë nesër vendos për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Gjykata Supreme në Athinë nesër vendos për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Londra kërcënon keq Beogradin

Londra kërcënon keq Beogradin

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom