• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Tevdovski në EuroFi: Vizion për integrim në tregjet për kapital në rajon

April 26, 2018
in BALLINA, LAJME
Tevdovski në EuroFi: Vizion për integrim në tregjet për kapital në rajon
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave Dragan Tevdovski e ndau vizionin për treg të integruar të kapitalit në rajon, në fjalimin e tij në Konferencën EuroFi 2018 që po mbahet në Sofje. Tevdovski ishte pjesë e panelit “Zhvillimi i tregut financiar rajonal për Evropën Juglindore”, kumtoi Ministria e Financave.

Në drejtim të realizimit të vizionit për treg të integruar të kapitalit është edhe krijimi i platformës SEE Link për tregtim, gjegjësisht bursa rajonale, ku pritet përfshirjen edhe të dy vendeve të rajonit.

Sa i përket për Maqedoninë, ministri i Financave Tevdovski theksoi se lëshimi i instrumenteve të reja si bonoja 30-vejaçare, kontribuojnë në lëvizjen e tregut të kapitalit.

Tevdovski përkujtoi se në Ministrinë e Financave po përgatiten ligje të reja për letra me vlerë, me të cilat legjislacioni i Maqedonisë plotësisht harmonizohet me atë të Bashkimit Evropian.

Hap i rëndësishëm për zhvillimin e tregut të kapitalit është edhe formimi i Këshillit për Zhvillim të Tregut të Kapitalit. Ministri Tevdovski kryeson me këtë Këshill, ku janë të anëtarësuar përfaqësues të institucioneve financiare në vend.

Maqedonia për herë të parë merr pjesë në këtë konferencë të organizuar në suaza të kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e BE-së. Në konferencë morën pjesë edhe ministra të financave të vendeve të BE-së, anëtarë të Komisionit Evropian, guvernatorë të bankave qendrore të organizatave financiare ndërkombëtare dhe përfaqësues të sektorit financiar.

Krahas Tevdovskit, panelistë të konferencës janë edhe ministrat e financave të Bullgarisë, Luksemburgut, Italisë, Lituanisë, Greqisë dhe Belgjikës.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: ministri i financaveTevdovskitregzhvillim
Next Post
Meklivam-Popovski: Maqedonia mund të llogarisë në mbështetje nga Britania e Madhe

Meklivam-Popovski: Maqedonia mund të llogarisë në mbështetje nga Britania e Madhe

Gjykata Supreme në Athinë nesër vendos për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Gjykata Supreme në Athinë nesër vendos për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom