• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Seanca të reja për “Titanik” dhe “Tarifa”

April 26, 2018
in BALLINA, LAJME
Seanca të reja për “Titanik” dhe “Tarifa”
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën penale për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik” dhe “Tarifa”.

Seanca e fundit për “Titanik” u ndërpre për shkak të kërkesës së avokatit Elenko Milanov për përjashtimin e këshillit gjyqësor, të kryetarit të Gjykatës penale dhe të gjykatësve të Gjykatës së Apelit në Shkup.

Gjykatësi Osman Shabani, pas pauzës deklaroi se kërkesën e avokatit do ta përcjell deri te Gjykata e Apelit.

Avokati Milanov kërkoi përjashtim të gjykatësve Osman Shabani dhe Ognen Stavrev nga kjo lëndë, sepse, siç tha, prokurorja speciale publike Katica Janeva ka deklaruar për një televizion se një pjesë e gjykatësve ishin përgjuar ose kanë qenë në “bombat”. Ai kërkoi të kontrollet nëse gjykatësit Stavrev dhe Shabani ishin përgjuar për çka, siç tha, deri më tani nuk ka marrë përgjigje nga PSP-ja.

Në “Titanik”, që është rasti i parë i zbardhur nga PSP-ja, përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, të akuzuar janë edhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska-Boshkoski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Vekovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçevski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Këta dyshohen nga PSP-ja për shoqatë kriminale, shkelje të të drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatave zgjedhore në vitin 2012.

Në bankën e të akuzuarve sot do të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe edhe dy persona të tjerë, të akuzuar për rastin “tarifa” për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”, në vlerë prej rreth katër milionë euro.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit me moskryerjen e detyrës zyrtare kanë mundësuar që personi juridik – konsorcium, i cili më vonë e mori tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negociimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk kishte dokumentacion të plotë të dorëzuar.

Burimi: MIA

Tags: "Tarifa"seancëtitanik
Next Post
Seancë për parashtrimin e pyetjeve për deputetët

Seancë për parashtrimin e pyetjeve për deputetët

Eko aksion në bregun e Vardarit

Eko aksion në bregun e Vardarit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom