Shitja e kompanisë EDS kompanisë ndërkombëtare greke për prodhim të energjisë elektrike Public Power Corporation (PPC) është hap i mirë për ardhmërinë e kompanisë dhe të punonjësve të saj, vlerësoi Koço Angjushev, pronar i deritanishëm i EDS dhe zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.
Tranzicioni i pronësisë, shtoi, do të zgjatë njëzet ditë, ndërsa pas transaksionit financiar sipas ligjeve në Maqedoni do të paguaj tatim personal dhe mjetet të cilat i kam fituar nga shitja do t’i vendos në pyetësorin tim. Theksoi se asnjëherë më në Maqedoni nuk guxon të përzihet biznesi privat dhe politika.
“Të gjithëve ju dëshiroj që ajo të përkufizohet dhe politika të mos përzihet në biznesin real. Megjithatë fjala është fjalë. Siç thash, ashtu dhe veprova. Sot si pronar i kompanisë EDS firmosa marrëveshje me PPC për shitje të kompanisë për 4,8 milionë euro. Transaksioni është maksimalisht transparent dhe vlerësimi i çmimit ishte kryer nga dy shtëpi ndërkombëtare të cilat ishin angazhuar nga kompania greke për të bërë vlerësim”, tha Angjushev duke iu përgjigjur pyetjes para fillimit të forumit “Investime për zhvillim ekonomik afatgjatë” në organizim të Projektit të USAID-it Partneritet për rregullore më të mirë të biznesit në bashkëpunim me Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE).
AI theksoi se e din se çmimi i vlerësuar është më i lartë nga çmimi për të cilin kompania është shitur dhe shtoi se është pronar i 90 për qind të EDS, ndërsa 10 për qind është pronësi e kompanisë Feroinvest ku ai është pronar i 80 për qind të aksioneve, ashtu që 90 për qind e të ardhurave nga shitjet do të bien në llogarinë e tij, ndërsa 10 për në llogarinë e Feroinvest.
“Negociatat rreth çmimit nuk ishin proces i lehtë, sepse bëhet fjalë për kompani ndërkombëtare e cila është e pranishme në disa vende të EJL. Kompaninë e zhvillova prej në zero, si start-up në të gjitha shtetet në kohën kur ishte ndërprerë liberalizimi. Nëse vazhdonte liberalizimi i tregut të energjisë elektrike ndoshta do të kishte vlerë më të madhe”, potencoi Angjushev dhe shtoi se do t’i riinvestojë të hollat të cilat i ka fituar nga shitja e EDS në mënyrë më të përshtatshme për t’u shtuar.
PPC, siç tha, është gjigant në sektorin e energjisë elektrike në rajon me qarkullim vjetor prej pesë miliardë euro dhe 15 miliardë euro kapital në termocentralet dhe linjat e transmetimit.
“Me erë të tillë prapa shpinës EDS do të ketë të ardhme të mrekullueshme, sepse tregu i energjisë elektrike në Evropën Juglindore ende do të zhvillohet. Kjo është mundësi për kompaninë, për të gjithë të punësuarit dhe për vendin”, tha Angjushev dhe potencoi se drejtori i PPC ju ka dhënë garanci 40 punonjësve në EDS se do t’i ruajnë vendet e tyre të punës.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.