Ministrja e Mbrojtje, Radmilla Shekerinska pret që në Samitin e ardhshëm të NATO-s në korrik në Bruksel të verifikohen ndryshimet në Maqedoni dhe plotësimi i pjesës më të madhe të detyrave të vendosura të rëndësishme.
Sipas Shekerinskës, Maqedonia është partner kredibil i NATO-s, me të drejtë pret dhe punon që të bëhet anëtarja e 30-të e saj, ndërsa pjesa më e madhe e kritikave nga samite paraprake tashmë nuk konsiderohen si dobësi.
“Treguam se në pjesën e reformave demokratike, sundimi i drejtësisë, situatat me media, në administratë dhe marrëdhënie politike, Maqedonia tekstualisht bëri hapa të mëdhenj përpara dhe kjo na jep të drejtë të presim që këtë ndryshim në vend ta verifikojnë, konfirmojnë dhe ta çmojnë të gjitha vendet anëtare të Aleancës”, tha Shekerinska në konferencën e sotme për shtyp me rastin e NATO-seminarit për koordinim të partneriteteve ushtarake, organizatore e të cilit këtë vit është Republika e Maqedonisë.
Shpresoj, theksoi ministrja, se NATO do t’i njohë përkushtimin vendimtar dhe vullnetin e fuqishëm politik të Qeverisë dhe të shumicës së qytetarëve në Maqedoni për mënjanimin e prioritetit strategjik për anëtarësim në Aleancë, i cili mbeti i pandryshuar edhe në momentet më të vështira edhe në krizat më të thella në të cilat ka qenë Maqedonia në të kaluarën.
Nga fillimi i vitit Qeveria me hapa konkret ka treguar se është partner në të cilin mund të mbështetet NATO-ja, janë rritur buxheti në mbrojtje, rrogat e personelit ushtarak dhe pjesëmarrja në misionet e kryesuara nga NATO-ja dhe është paralajmëruar se deri nga mesi i vitit, do të përfundohet dokumenti “Shqyrtim strategjik mbrojtës”.
Siç potencoi zëvendës-shefi i Shtabit ushtarak nga Drejtoria për Partneritet e NATO-s Egil Pedersen, Maqedonia është partner shumë i çmuar i Aleancës. Në seminarin e NATO-s në Shkup do të vendosen parakushtet për sukses në vitin 2019 për të gjithë partnerët me të cilët bashkëpunojnë. Do të bisedohet për nevojat dhe do të bëhet verifikim për atë që NATO dëshiron ta marrë nga partnerët.
“Kjo konferencë është ngjarja më e rëndësishme për ne këtë vit nga aspekti i Drejtorisë për Partneritete Ushtarake. Partneritetet janë themeli i bashkëpunimit në NATO dhe jashtë Aleancës dhe kanë rëndësi thelbësore që të angazhohen në çdo mundësi”, tha Pederson.
Maqedonia e ka rritur pjesëmarrjen në misionet paqësore të Aleancës dhe sipas zëvendëskomandantit të Komandës Evropiane të NATO-s gjenerali Xhejms Everard, ka kontribut të shkëlqyer në aktivitetet, ndërsa pjesëtarët e armatës së Maqedonisë tregojnë profesionalizëm të lartë.
“Jam shumë i impresionuar nga standardet profesionale të armatës suaj dhe ajo që ato e investojnë në mision. Kuptohet gjithmonë mund të kërkohet të bëni edhe diçka shtesë, megjithatë kontributi juaj është i shkëlqyer jo vetëm në Afganistan, por edhe në Kosovë dhe në BeH”, tha gjenerali Everard.
Siç njoftoi ministrja Shekerinska, në seancën e sotme qeveritare duhet të miratohet rritja edhe me tre oficerë nga Maqedonia në kontingjentin gjerman të NATO-s në Afganistan në periudhën prej katër viteve në rrjedhë të zgjedhjeve.
“Supozoj se Qeveria sot do të japë dritë të gjelbër që ta rrisim pjesëmarrjen tonë në këtë periudhë dhe të tregojmë se Maqedonia mund të sjellë vendime në kohë dhe të funksionojë jo vetëm si partner, por edhe si anëtar i NATO-s”, tha Shekerinska.
Në punëtori të NATO-s marrin pjesë 180 përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe vendeve-partnere. Bisedojnë për operacionet e udhëhequra nga NATO-ja dhe pjesëmarrja e partnerëve në këto operacione, harmonizimi i proceseve të partneritetit, edukimi dhe trajnimet.
Do të prezantohen edhe 15 kapacitete arsimore të NATO-s dhe të partnerëve, pjesa e të cilëve është edhe Qendra e vetme e partneritetit të NATO-s në Maqedoni, Qendra rajonale për marrëdhënie me opinionin, si dhe shkolla e NATO-s në Oberamergau.
Burimi: MIA