Një këmbësor dhe një shofer kanë humbur jetën në dy nga gjithsej 32 aksidente të regjistruara gjatë fundjavës në rajonin SPB të Shkupit. Në 20 aksidente lëndime të lehta kanë marrë 23 persona, ndërsa në 10 është shkaktuar dëm material.
Nga MPB informojnë se gjatë fundjavës policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve.
Nga trafiku janë përjashtuar 478 shoferë shoferë për shkak të drejtimit të automjetit në ndikim të alkoolit, 109 shoferë para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit dhe 141 shoferë fillestarë, si dhe katër automjete teknikisht të parregullta, 110 automjete të paregjistruara dhe një automjet për mbingarkesë. Janë sanksionuar edhe shtatë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe. Janë hasur edhe 279 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Katër shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 14 shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tre shoferë nuk kanë dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendkalime për këmbësorë, shtatë shoferë janë renditur në mënyrë të parregullt, një shofer nuk ka dhënë përparësi për parakalim, si dhe 11 për mosmbajtjen e kaskës për mbrojtje. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 132 automjete.
Janë sanksionuar edhe 13 persona të cilët kanë drejtuar automjetin me vlefshmëri të skaduar të lejes së qarkullimit, një person ka drejtuar automjetin teknikisht të parregullt, një këmbësor kanë kaluar në rrugë jashtë vendkalimeve për këmbësorë, tre shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, ndërsa një shofer është renditur në mënyrë të parregullt. Janë hasur edhe 113 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Burimi: MIA