– Sot është Dita Botërore e Librit dhe të Drejtës Autoriale.
1564. – Lindi dramaturgu i madh anglez i të gjitha kohërave, Uilliam Shekspir. Veprat e tij më të njohura janë “Hamleti”, “Makbethi”, “Riçardi i Tretë”, “Mbreti Lir”, Rome dhe Zhulieta” dhe “Othello”. Vdiq në Startford, më 23 prill të vitit 1616.
1616. – Vdiq në Madrid shkrimtari i famshëm spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famë botërore me romanin “Don Kishoti i Mançës”.
1661. – Çarli II u kurorëzua mbret i Anglisë.
1858. – Lindi shkencëtari i famshëm i fizikës teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinë e kuanteve, për të cilën fitoi çmimin Nobel në vitin 1918.
1897. – Lindi Lester Pirsen, burrë shteti dhe politikan i njohur kanadez. Pirsen fitoi çmimin Nobel në vitin 1957 për përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Kanalit të Suezit. Nga vitet 1963-’68 ai ishte kryeministër i Kanadasë.
1918. – Flota britanike, nën komandën e admiralit Kejs, goditi bazën e nëndetëseve gjermane në Zibrug.
1941. – Ushtria greke në Luftën e Dytë Botërore kapituloi para trupave të Gjermanisë, ndërsa mbreti dhe qeveria e braktisën vendin e okupuar.
1945. – Ushtria ruse çliroi kampet e përqendrimit të Sashenhauzenit dhe Ravensbrukut.
1952. – Vdiq sopranoja e famshme gjermane, Elizabet Shuman. Ajo shkëlqeu me “Don Zhuanin” dhe “Kështu bëjnë të gjitha” të Mozartit.
1990 – Vdiq Polet Godard, aktore amerikane dhe ish-bashkëshortja e Çarli Çaplinit. Me bashkëshortin ajo interpretoi në filmat “Kohët moderne” dhe “Diktatori”.
1990. – Kryeministri kinez Li Peng vizitoi Bashkimin Sovjetik. Kjo ishte edhe vizita e parë e një zyrtari të lartë kinez që nga viti 1964.
1996. – UNESKO shpalli 23 Prillin, si ditën e librit dhe të drejtës së autorit, në kujtim të gjigandëve të letrave të shekullit të XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit të “Don Kishotit”, Miguel Servantes.
1997. – Presidentët e Rusisë dhe të Kinës , Boris Elcin dhe Xhang Cemin, nlënshkruan deklaratë me të cilën iu kundërshtuan dominimit të SHBA-së pas prëfundimit të luftës së ftohtë.
2004 – SHBA-ja i zbuti sanksionet kundër Libisë pas 20 vjetëve pasi që ky shtet arab bëri të ditur se heq dorë nga zhvillimi i armës për shkatërrim në masë.
2007. – Vdiq Boris Elcin, presidenti i parë pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik – nga viti 1991 deri në fund të dhejtorit të vitit 199. Ka lindur më 1 shkrut të vitit 1931 në fshatin Butka në rajonin e Talicit në zonën Sverdllovska.
2011 – Ish-ministri holandez i Punëve të Jashtme, ndërsa pastaj edhe diplomat, i cili në mbarë botën luftoi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Maks van der Shtul ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare, në shtëpinë e tij në Hagë.
2015. – Në moshën 76-vjeçare vdiq aktorja Suzan Maksut, doajene e IK Teatri turk. Nga viti 1962 është anëtare e ansamblit të Dramës turke pranë teatrit të popujve ku ka luajtur një numër të madh të roleve deri në pensionim në vitin 2001. Realizime më të njohura aktrimi janë Dezdemona në “Othello”, Shirin në “Legjenda Për Dashurinë”, Hajdi në “hajdi”, zejnep në “Alish”, Sharlot në “Don Zhuan”. Është fituese e çmimeve Aktor i vitit nga gazeta “Birlik” (1969) dhe Çmimi i Qytetit të Shkupit “13 Nëntori” (1974). Ka marrë pjesë në një numër të madh të projekteve televizive, filmike dhe radio.