• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Shpallet thirrja publike për subvencione për blerjen e biçikletave

April 21, 2018
in BALLINA, LAJME
Shpallet thirrja publike për subvencione për blerjen e biçikletave
Share on FacebookShare on Twitter

Qyteti i Shkupit sot ka publikuar thirrjen publike me të cilën qytetarët do të kenë mundësi që të marrin subvencione për blerjen e biçikletave. 

Me thirrjen publike, Qyteti do t’i kompensojë një pjesë të shpenzimeve qytetarëve të cilët do të blejnë biçikleta deri më 31 gusht.

“Mjetet që Qyteti i Shkupit do të subvencionojë janë në vlerë prej 50 për qind të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, duke përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale, si dhe 50 për qind të vlerës së biçikletës së përshtatur për personat me aftësi të kufizuara fizike jo më shumë se 90.000 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale”, sqaruan sot nga Qyteti i Shkupit.

Thirrja publike do të realizohet sipas parimit “kush vjen i pari, i pari do të shërbehet”.

Qytetarët e interesuar duhet të jenë banorë të Qytetit të Shkupit, deri tani të mos kenë marrë mjete financiare për  biçikleta dhe  biçikletën ta kenë blerë nga dita e publikimit deri në ditën e përfundimit të thirrjes publike.

Dokumentet e nevojshme mund të parashtrohen në Komisionin përkatës, përmes arkivit të Qytetit të Shkupit i cili punon nga 09 deri në 15:30 minuta.

Informacione më të hollësishme mund të gjeni në www.skopje.gov.mk/uploads/thirrje publike për biçikleta.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: bicikletakomuna e qytetit te shkupitshpalljesubvencione
Next Post
Zaev: Fokusi është tek zgjidhja e emrit dhe jo tek afatet kohore

Zaev: Fokusi është tek zgjidhja e emrit dhe jo tek afatet kohore

Xhaferi-Kara: Maqedonia është vend konkurrent për biznes me kushte të volitshme për investitorët e huaj

Xhaferi-Kara: Maqedonia është vend konkurrent për biznes me kushte të volitshme për investitorët e huaj

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom