• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Vucis: Në interes të Greqisë është të gjendet zgjidhje e ndërsjelltë e pranueshme për emrin

April 20, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Vucis: Në interes të Greqisë është të gjendet zgjidhje e ndërsjelltë e pranueshme për emrin
Share on FacebookShare on Twitter

Gjetja e zgjidhjes së ndërsjelltë të pranueshme për emrin, që do të futej në Kushtetutë dhe për përdorim të përgjithshëm, është në interes edhe të Greqisë, konsideorn kryetari i Parlamentit grek, Nikos Vucis.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Vucis kishte përshëndetur fjalimin në promovimin e librit “10+1 pyetje dhe përgjigje për çështjen e Maqedonisë”, në hapësirat e Odës ekonomike në Athinë, ndërkaq gjatë fjalimit të tij u ndal në gjashtë pika duke i shprehur mendimet e tij lidhur me çështjen për emrin.

“Në interes të vendit tonë është të zgjidhet çështja në bazë të zgjidhjes së përbashkët dhe të pranuar të ndërsjelltë për përdorim të përgjithshëm, me regjistrim kushtetues të emrit dhe me një marrëveshje të gjerë që do të konfirmojë, do të garantojë dhe do të inkurajojë një erë të re në marrëdhëniet e popujve, jo vetëm në ekonominë, por edhe në të gjitha çështjet që i prekin”, tha Vuciq.

Kryetari i Parlamentit grek konsideron se gjetja e zgjidhjes është me rëndësi jo vetëm për Shkupin por edhe për Athinën, por për arsye të ndryshme, ndërkaq shtoi se tashmë të gjithëve u është e qartë se është humbur kohë e vlefshme në të kaluarën.

“Në fillim, pala greke nuk punonte në emër të përbërë, ndërsa më vonë. pushteti ia tëhershëm në IRJM filloi me veprime me dimension të qartë nacionalist që me këmbëngulje kishin për qëllim regjistrimin e emrit të vendit si Maqedoni”, theksoi kryetari i Parlamentit të Greqisë.

Nikos Vucis shfaqi bindje se nëse zgjidhja është në suaza të pozicioneve greke, atëherë do të mbështetet nga shumica e forcave politike në Parlamentin grek.

“Vlerësimi im politik është se nëse në Parlament vjen për ratifikim marrëveshje në bazë të qëndrimevedhe obligimeve të përsëritura publike nga ana e kryeministrit, por edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, do të gjendet, përmes debatit, një mbështetje e gjerë politike”, konsideron kryetari i parlamentit grek.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: emriGreqivuciszgjidhje
Next Post
Takim Xhaferi – Erdogan: Mbështetje nga Turqia për integrimin e Maqedonisë në NATO

Takim Xhaferi - Erdogan: Mbështetje nga Turqia për integrimin e Maqedonisë në NATO

Rumunia e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

Rumunia e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom