Në dy javët e ardhshme, qytetarët e interesuar, organizata dhe kompani do të mund t’i shqyrtojnë dhe të japin koment të tyrin për propozim-ligjin për regjistrin qendror të popullatës dhe për menaxhimin elektronik dhe për shërbime elektronike, të cilat tashmë janë vendosur në ueb faqen e ENER.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHOA) sot e organizoi debatin e parë publik për këto dy ligje, me të cilat mes tjerash, parashikohet edhe Regjistri i popullatës që do të jetë bazë edhe për portalin për e-shërbime.
“Regjistri i popullatës është bazë edhe për portalin për e-shërbime, ku qytetarët do të munden pjesën më të madh të shërbimeve që u nevojiten çdo ditë të mund t’i marrin në rrugë elektronike dhe më lirë. Kjo paraqet platformë për krijim të identitetit elektronik të qytetarëve dhe vazhdimisht do të sendërtohet me të dhëna nga institucione tjera”, theksoi Damjan Mançevski.
Përsëriti se Regjistri nuk mundet dhe mund të jetë zëvendësim për regjistrim të popullatës në Maqedoni. Do të shfrytëzohen bazat e të dhënave të institucioneve si MPB-ja, të Drejtorisë për udhëheqje të librave amë dhe të tjera.
Regjistri i popullatës, sqaroi Mançevski, ka për qëllim që qytetarët në mënyrë më të thjeshtë t’i marrin të gjitha dokumentet e nevojshme, që do të kontribuojë për përmirësim të cilësisë së jetesës.
Nën kushte të përcaktuara, të dhënat nga regjistri do të mund t’u jepen në shfrytëzim edhe institucioneve komerciale.
Në tribunë folën ekspertët juridikë Georgi Dimitrov, përfaqësues të sektorit qeveritare si partnerë të këtij procesi, Biljana Bejkova nga OJQ Infoqendër dhe Lupço Petkovski nga Eurotink.
Paralajmërohet se Regjistri i popullatës do të mund të fillojë të funksionojë nga shtatori i vitit 2018.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.