• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Nikollovski: Shfrytëzimi i IPARD, një nga prioritetet

April 19, 2018
in BALLINA, LAJME
Nikollovski: Shfrytëzimi i IPARD, një nga prioritetet
Share on FacebookShare on Twitter

Në mënyrë të hollësishme e shqyrtuam Raportin e KE-së i cili ka të bëjë edhe me sektorin tonë. Posaçërisht është me rëndësi përparimi i vlerësuar, posaçërisht në pjesën e sigurisë së ushqimit. Janë potencuar edhe gjendjet  në Programin IPARD ku me të vërtetë njemi të fokusuar, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të Agjencisë pagesore, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski.

Këto ditë, shtoi, filluan me punë njerëz të rinj në Agjenci, ndërsa deri në fund të vitit do të vazhdojmë me rritjen e plotë të kapacitetit të saj të personelit profesional.

“Deri në fund të vitit do t’i akreditojmë edhe masat e reja të cilat do të thonë hapje të mundësive të reja. Për dy konkurset e reja në vijim deri në fund të vitit 2018 shohim t’i mënjanojmë të gjitha pengesat administrative dhe të tjera të cilat ekzistuan në periudhën e kaluar dhe ishin barrierë për procesuimin e përshpejtuar të aplikimeve”, potencoi ministri, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pasi që e mori donacionin në automjete dhe TI pajisje nga BE-ja.

Gëzon fakti, theksoi, që në mënyrë drastike është rritur interesi për IPARD, duke pasur parasysh se në konkursin e parë nga IPARD 2 të publikuar vitin e kaluar janë parashtruar mbi 1.600 kërkesa.

“Politika fitosanitare do të jetë gjithashtu një nga segmentet në të cilat do të fokusohemi dhe të cilat janë vlerësuar si një nga dobësitë për një periudhë më të gjatë kohore. Por, punojmë intensivisht edhe në sjelljen e rregullativës së re ligjore në fitofarmacinë dhe aktet nënligjore. Në përgjithësi, në sektor do t’i ndjekim të gjitha rekomandimet që na u dhanë nga KE-ja”, tha Nikollovski, duke nënvizuar se kapacitetet e MBPEU-së do të jenë maksimalisht të kahëzuara drejt bujqësisë, zhvillimit rural dhe shfrytëzimit të fondeve të BE-së.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: ipard
Next Post
Garë në biznes ide të biznesit të firmave start-ap në Samitin digjital në Shkup

Garë në biznes ide të biznesit të firmave start-ap në Samitin digjital në Shkup

Nga një kazino në Shkup janë vjedhur mbi 125 mijë denarë

Nga një kazino në Shkup janë vjedhur mbi 125 mijë denarë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom