Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Evropian, Federika Mogerini ka mbërritur dje në Tiranë ku siç ishte paralajmëruar diplomatja darkoi me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Takimet e saj zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së sotme, ku në orën 11:00, ajo do të ketë një konferencë shtypi me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.
Ndërkohë, kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në këtë takim, do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Shqipëria e përshëndeti dje rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave për anëtarësim në Union. Shqipëria e fitoi statusin shtet kandidat që në vitin 2014.
Burimi: MIA