• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Arrestohet Fejzi Aziri, në kërkim Demiri dhe Ismailoviq

April 18, 2018
in LAJME
Kallëzim penal kundër këshilltarit të kabinetit të ministrit Spasovski
Share on FacebookShare on Twitter

Rasti me arrestimin e Fejzi Azirit njërit prej të akuzuarve në rastin “Monstra” tërësisht është zbardhur dhe aspak nuk është i vonuar, vlerëson ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Arrestimi i Fejzi Azirit nuk ishte aspak i vonuar. Në momentin kur është gjetur personi, është siguruar me roje në Klinikën për Pulmologji. Ne në të njëjtin moment nuk mundemi praktikisht t’i informojmë të gjitha mediat, më pas i njoftuam mediat dhe e njoftuam burgun i cili shpalli fletëarrestim ose kërkesë për arrestimin e tyre. Në këtë pjesë rasti është zbardhur plotësisht”, tha Spasovski në një deklaratë për gazetarët pas promovimit të Programit për Sektorin për Kontroll të brendshëm, hetime kriminaliste dhe standarde profesionale në MPB – “Përforcimi i integritetit të nëpunësve policorë”.

Lidhur me Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq të cilët janë në arrati, ndërsa gjithashtu në mesin e të akuzuarve për rastin “Monstra”, Spasovski tha se kanë informacione të caktuara, por nuk mund t’i ndajnë në opinion.

“Shërbimet në MPB të obliguara për këto raste janë duke i analizuar, po i bëjmë kontrollet dhe gjithsesi kur vijmë drejt një të dhëne relevante do të mund të realizojmë çfarëdo aksioni”, tha ministri i Punëve të Brendshme.

MPB më herët sot publikoi se dje në orën 16.30 nga nëpunësit policorë të Njësitit për Kërkime në kuadër të SPB Shkup në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Repartin për Pulmologji është gjetur dhe arrestuar F.A. (60) nga Shkupi.

Aziri është kërkuar me fletëarrestim prej Institucionit ndëshkues përmirësues “Burgu Shtip” për vuajtjen e dënimit me burg prej gjashtë vjet e katër muaj për veprën e kryer penale “Mbajtjen pa leje të armëve apo materieve shpërthyese”.

Për shkak të mungesës së Azirit, dje u anulua seanca për rastin “Monstra”, e para pasi lëndën e ndërmori PPS.

Burimi: MIA

Tags: AziriMonstraMPBSpasovski
Next Post
Xhaferi: Vijon periudha për implementimin e ligjeve dhe dialogut politik

Xhaferi: Vijon periudha për implementimin e ligjeve dhe dialogut politik

Në Gjinekologji nuk vdesin foshnjat që lindin në kohë, por ato që lindin para kohe

Në Gjinekologji nuk vdesin foshnjat që lindin në kohë, por ato që lindin para kohe

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom