• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zëvendëskryeministri Lika takon ministren e MPH-së së Kosovës, Reshitaj

April 17, 2018
in BALLINA, LAJME
Zëvendëskryeministri Lika takon ministren e MPH-së së Kosovës, Reshitaj
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika, së bashku me sekretarin shtetëror,  Faton Ahmeti, sot realizuan takim me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës,  Albena Reshitaj.

Fillimisht, siç theksoset në kumtesë, ministrja Reshitaj përshëndeti zëvendëskryeministrin Lika për kontributin e tij të dhënë, duke theksuar se miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve ka një vlerë historike për të gjithë shqiptarët. Në vazhdimësi ajo shprehu nevojën e përkrahjes së kryeministrive të dy shteteve për zhvillimin e politikave të përbashkëta mjedisore si dhe unifikimin e ligjeve të mjedisit.

Në aspektin e forcimit të qëndrueshmërisë së dy shteteve, bashkëbiseduesit potencuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave si ndihmë tejet e madhe në zhvillimin e strategjive të qëndrueshme mjedisore të cilat do të ndikojnë edhe në qëndrueshmërinë e vetë shteteve.

Paralelisht, Reshitaj dhe . Lika theksuan rëndësinë e disa projekteve madhështore që do të ndihmojnë në afrimin e shqiptarëve të tre shteteve fqinje. Si projekte kyçe u potencuan ai i shpalljes së Malit Sharr në Park Kombëtar dhe përshpejtimi i procedurave në ndërtimin e rrugës Shkup-Prishtinë.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Next Post
Raporti i KE-së për Shqipërinë, Ngjela: Do zbulohet korrupsioni kryeministror

Raporti i KE-së për Shqipërinë, Ngjela: Do zbulohet korrupsioni kryeministror

Mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjykatësve edhe për “Trajektoren”

Refuzohet kërkesa për përjashtimin e Këshillit Gjyqësor për "Trajektoren"

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom