Problemet me ajrin, ujërat dhe biodiversiteti ishin temat kryesore për të cilat sot në Shkup biseduan ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki dhe kolegia e saj nga Kosova, Albena Reshitaj.
“Biseduam për natyrën dhe për shpalljen e Malit Sharr për park nacional. Kosova tashmë e ka atë, ndërsa së shpejti do të bëhet edhe tek ne. Pritet bashkëpunim për këtë temë midis dy shteteve. Biseduam edhe për çështjet të cilat kanë të bëjnë me ujërat, për lumin Lepenc dhe për problemin me ajrin”, deklaroi ministri Duraki pas takimit.
Ministrja e Mjedisit Jetësor e Kosovës, Albena Reshitaj theksoi se do të bëjnë gjithçka për ta përmirësuar mjedisin jetësor të të dyja vendeve.
“Qëllimi i jonë, i të dyja shteteve, është integrimi në BE dhe kjo është një mundësi për ne që të zhvillojmë më tej bashkëpunimin tonë dhe ashtu së bashku të ecim drejtë BE-së”, theksoi Reshitaj.
Burimi: MIA