• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Macron: Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë

April 17, 2018
in BALLINA, BOTA
Macron: Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se duhet të ketë një ofertë të besueshme për Ballkanin Perëndimor, pasi, sipas tij, ekziston rreziku i rritjes së ndikimit të fuqive të huaja në vendet e rajonit

“Para nesh ka një rrezik gjeopolitik nëse Ballkani Perëndimor lëviz drejt Turqisë ose drejt Rusisë. Ky është rrezik”, tha Macron.

Ai foli para Parlamentit Evropian, ku theksoi nevojën e një pragmatizmi nga ana evropiane kur është në pyetje Ballkani Perëndimor.

Ai tha se mbron një qasje të dyfishtë: përafrimin e rajonit kah Evropa, por edhe reformimin e brendshëm të tij përpara anëtarësimit.

“Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë, por nuk dua që Evropa të ketë probleme të funksionojë me 28 anëtarët e saj, ndërsa nga nesër do të jenë 27. Ndoshta në disa vite të ardhshme do të vazhdojë me 30, 32 anëtare nën të njëjtat rregulla”, tha Macron.

Ky ka qenë adresimi i tij i parë në Parlamentin Evropian prejse ka marrë detyrën e presidentit të Francës.

Franca është në mesin e atyre vendeve të BE-së, që nuk duan të lidhen me afate kohore sa i përket zgjerimit të bllokut.


Burimi: GazetaExpress

Tags: BEfranceintegrimeMacron
Next Post
Maas: Gjermania do të mund të ndërmjetësojë për ripërtëritje të procesit paqesor në Siri

Maas: Gjermania do të mund të ndërmjetësojë për ripërtëritje të procesit paqesor në Siri

Busek: Ballkani Perëndimor sa më shpejt të pranohet në BE

Busek: Ballkani Perëndimor sa më shpejt të pranohet në BE

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom