Kategoritë

DIJALOG Maas: Gjermania do të mund të ndërmjetësojë për ripërtëritje të procesit paqesor në Siri

Gjermania ka rol të posaçëm ndërmjetësues, që i mundëson ta “mbajë dritaren e dialogut” me Rusinë, kushtuar ripërtëritjes së procesit paqesor në Siri, deklaroi sot në Berlin, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Maas.

“Duhet ta shfrytëzojmë këtë moment që ta lëvizim procesin politik. Në këtë dialog e domosdoshme është Rusia”, deklaroi Maas në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin kanadez, Xhastin Trudo, i cili sot qëndron për vizitë në Gjermani.

Maas paralajmëroi se mundësitë për zhbllokimin e procesit paqesor sirian do të jenë një nga temat e takimit të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të Grupit shtateë shtetet më të zhvilluara në botë (G-7), që fundjavën e ardhshme do të mbahet në qytetin kanadez, Toronto.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.