Pothuaj gjashtë nga 10 grekë pajtohen me zgjidhjen për emër të përbërë për përdorim të përgjithshëm, në gjuhën maqedonase pa përkthim, i shoqëruar me ndryshimin e Kushtetutës dhe pyetjet lidhur me irredentizmin, tregon hulumtimi i opinionit publik i kryer nga agjencia Palmos Analysis, për portalin informativ Tvxs.gr. Më konkretisht, 49 për qind nga të anketuarit janë përgjigjur se pajtohen, tetë ndoshta pajtohen, 24 për qind nuk pajtohen, ndërsa dy për qind ndoshta nuk pajtohen.
Ndryshim të rëndësishëm të mendimit publik në lidhje me çështjen e Maqedonisë shihet në hulumtimin e Palmos Analysis për Tvxs.gr, sepse shumica e qytetarëve përkrahin zgjidhje të përbashkët të pranueshme për emrin, që do të vlente për të gjithë (erga omnes). Gashtë nga 10 thonë se duhet të pranohet emër i cili e përfshin termin “Maqedonia”, shkruan Pas’halis Aleksandros Temekenidias, drejtori për hulumtime në agjencinë, duke komentuar rezultatet nga anketa.
“Në pyetjen për emrin të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, se cili nga këta vlerësojnë se më së miri u shërben interesave tona kombëtare? është pyetja në të cilën 7 nga 10 e të anketuarve (71%) vlerësojnë se nevojitet të gjendet zgjidhje e pranueshme e përbashkët erga omnes, ndërsa vetëm 14 për qind janë përgjigjur se duhet të vazhdojë situata aktuale me formulë të dyfishtë për emrin.
Pozicioni që të gjendet erga omnes, është pranuar edhe nga dy vendet, e mbështesin edhe votuesit e SYRIZA-s (80 për qind) dhe të Demokracisë së Re (68 për qind) sipas asaj për të cilën kanë votuar në zgjedhjet e fundit në vitin 2015, tregon hulumtimi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athna.
Në pyetjen, nëse arrihet zgjidhje kompromise me emër të ndërlikuar me termin e përfshirë “Maqedoni”, që duhet të bëjë opozita, 41 për qind e të anketuarve thonë “ta hedh poshtë vendimin”, 34 për qind janë përgjigjur se do të varet nga zgjidhja kompromise, që do të arrihet, ndërsa 21 për qind kërkojnë ta pranojë, “sepse çështja duhet të mbyllet”.
“Mes votuesve të Demokracisë së Re, refuzimin e zgjedhin gjysma e votuesve të saj (47 për qind) ndërsa gjysma tjetër i bëjnë thirrje partisë që ose ta pranojë (18 për qind) ose ta shqyrtojë zgjidhjen kompromise para se të vendos (31 për qind). Me kombinimin e rezultateve të lartpërmendura, mund të supozohet se votuesit e Demokracisë së re nga njëra anë tregojnë se zgjedhin kompromis, nën kushte, në çështjen me emrin e IRJM-së, por me siguri e përcjellin pozicionin që ka qenë i formuluar se është periudhë joadekuate kohore për arritje të ndonjë marrëveshje”, shkruan drejtori për hulumtim në agjenci.
Anketa është zbatuar nga data 12 deri më 15 prill, ndërsa përmes telefonit janë intervistuar 1009 persona.
Hulumtimi është bërë për portalin informativ Tvxs (TV pa kufij) që është pronë e gazetarit dhe eurodeputetit nga radhët e SYRIZA-s, Stelios Kulloglu.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.