• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Vazhdojnë gjykimet për “Tank”, “Tarifa” dhe Total”

April 11, 2018
in LAJME
Vazhdojnë gjykimet për “Tank”, “Tarifa” dhe Total”
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën Penale sot duhet të  vazhdojë gjykimi për lëndën “Tank” për furnizimin e “mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë euro, në të cilin akuzohen kryeministri Nikolla Gruevskli, ish-ministrja e Punëve të Bendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski.

Në seancën e djeshme tërëditore u dëgjuan bisedat e përgjuara të cilat janë dëshmi në procedurë. Paraprakisht, u hodhën poshtë akuzat e mbrojtjes që “bombat” të mos lëshohen në sallën gjyqësore dhe për përjashtimin e kryetarit të Gjykatës penale Ivan Xholev dhe këshillit gjyqësor. PSP-ja këtë e vlerësoi si tentim të mbrojtjes së të akuzuarve për zvarritjen e procedurës gjyqësore.

Seanca e re sot duhet të vazhdojë edhe për rastin “Tarifa”. Prokuroria speciale publike për këtë rast ka të dyshuar te persona për shkak të ekzistimit të dyshimit se është kryer keqpërdorim i pozitës zyrtare në furnizim publik të softuerit – ERP Sistem për nevojat e SHA  ELEM.

Sipas aktakuzës të dyshuarit me moskryerje të detyrës zyrtare kanë mundësuar që personi juridik – konsorciumi, i cili më vonë e ka marrë tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të bisedimeve gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka pasur të parashtruar dokumentacion të plotë. Vlera e Marrëveshjes së lidhur për furnizim publik është 4.092.420 euro, ndërsa dëmi i shkaktuar arrin 456.560 euro.

Për sot është caktuar edhe debati kryesor për lëndën “Total” në të cilin dyshohet gazetari Dragan Pavlloviq – Llatas për evazion fiskal. Dy seancat e kaluara nuk janë mbajtur sepse nuk ishte i pranishëm Pavlloviq-Llatas për shkaqe shëndetësore dhe familjare.

Sipas aktakuzës, i dyshuari ka dhënë të dhëna të rreme në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjet tatimore, me ç’rast përmes personave juridikë, nuk ka paguar taksë prej 7.466.981 denarë apo 121.414 euro, ndërsa personalisht, personi fizik nuk ka paguar taksë prej 3.876.471 denarëve apo 63.032 euro.

Burimi: MIA

Tags: "Tank""Tarifa"Gjykata Penalegjykim
Next Post
Koxias e fillon mini turin ballkanik, të enjten në Ohër

Koxias pasdite vjen në Ohër, do të ketë darkë pune me Dimitrovin, ndërsa nesër edhe takim zyrtar

KS-ja e KB-së refuzoi tri propozim-rezoluta për Sirinë, Perëndimi po përgatitet për aksion ushtarak

KS-ja e KB-së refuzoi tri propozim-rezoluta për Sirinë, Perëndimi po përgatitet për aksion ushtarak

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom