Shtëpia e Bardhë e akuzoi Rusinë se nuk e respekton obligimin të cilin e ka ndërmarrë, se do t’i japë fund programit sirian për armë kimike, në kontekst të sulmit në Siri gjatë fundjavës, për të cilin ekziston dyshim se është kryer me armë kimike.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders deklaroi se ai sulm është në pajtim me skemën për shfrytëzimin e armës kimike, të cilën e ka vendosur presidenti i Sirisë, Bashar al Asad, si dhe se Rusia dhe Irani, gjithashtu, mbajnë përgjegjësi për ndihmën materiale të qeverisë në Damask.
“Tani është e qartë se Rusia i ka dorëzuar obligimet se do ta garantojë fundin e programit sirian për armën kimike të regjimit sirian”, tha Sanders.
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, paraprakisht mbrëmë publikisht e dënoi “sulmin me armë kimike” në qytetin sirian Duma, duke e quajtur “të ndyrë” dhe paralajmëroi se përgjigjen potenciale do ta publikojë në 24 deri në 48 orët e ardhshme.
Armata ruse në të njëjtën kohë kumtoi se nuk ka zbuluar sulm kimik në Duma në të cilin e kanë humbur jetën dhjetëra njerëz. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë kumtoi se mjekët e armatës ruse i kanë testuar pacientët në spitalin në Duma dhe se nuk kanë zbuluar simptoma të helmimit me armë kimike.
Duma është qyteti i fundit në rajonin e Gutës Lindore, i cili është nën kontrollin e kryengritësve, ndërsa ushtria siriane të premten filloi sulme kimike, në të cilat e humbën jetën dhjetëra njerëz.
Grupi kryengritës sirian Xhaish al Islam i akuzoi të shtunën forcat qeveritare se kanë hedhur një fuçi-bombë me kimikate helmuese ndaj civilëve në Duma dhe se kanë pësuar më shumë se 500 njerëz.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.