Katër ditë pune për përfundimin e procedurës për bartjen e ligjeve reformuese kanë deputetët para raportit të ri për përparimin e vendit që do të publikohet të martën e ardhshme, më 17 prill.
Agjenda finale intensive e Kuvendit do të jetë e njohur pas takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve të deputetëve, njofton MIA. Është qartë se ligjet duhet të miratohen më së voni deri të premten. Të mërkurën, megjithatë, sipas pritjeve të opozitës, duhet të mbahet seancë për besimin e Qeverisë, për çka kërkesë nënshkruan 41 deputetë të VMRO-DPMNE-së.
Në Kuvend, sipas agjendës në ueb faqen, për sot janë caktuar katër seanca të Kuvendit, prej të cilave tre me nga një pikë të mbetur dhe disa seanca të komisioneve. Një pjesë e tyre janë pikërisht ligjet reformuese.
Në seancën e 34-të është ligji reformues për gjykatat, në seancën e 35-të janë plotësimet e Ligjit për prokurori publike dhe Ligjit për procedurë penale, në lexim të dytë, ndërsa u caktua edhe seanca e 22-të me një pikë të mbetur, ndryshime dhe plotësime të ligjit për Mbrojtje të dëshmitarëve, me procedurë të shkurtuar. U caktua edhe seanca e 41-të me disa pika, të cilat nuk janë nga pakoja e reformave.
Pritet të enjten të caktohet edhe një seancë e Kuvendit, ku në rend të ditës do të jenë pakoja e ligjeve për ndjekje të komunikimeve. Komisioni i Kuvendit për mbrojtje dhe siguri, ku në rend dite janë propozimet e ligjeve për ndjekje të komunikimeve dhe për OTA-n, të dyja në lexim të dytë, dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për armë, do të mbajë seancë sot, me çka pritet të krijohen kushte që ato të gjenden para Kuvendit. Në këtë seancë të Kuvendit do të duhej të marrin pjesë edhe deputetët e partisë opozitare. Pjesëmarrja e tyre në punën e Parlamentit së pari është kushtëzuar me paraburgimin e kolegëve të tyre nga VMRO-DPMNE-ja pas dhunës më 27 prill, e pastaj pasi ata janë liruar ose janë në paraburgim shtëpiak, vendosën të kthehen në Parlament në seancën për interpelancë të Qeverisë. Ashtu kjo seancë pritet të jetë të mërkurën, ndërsa të enjten edhe ata të votojnë për ligjet reformuese, për të cilat edhe kryetari i tyre Hristian Mickovski tha se kanë arritur marrëveshje.
Përveç në planin e brendshëm, aktivitetet vazhdojnë edhe në atë të jashtëm me takim të ri bilateral mes ministrave të punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias më 12 prill në Ohër për gjetjen e zgjidhjes për kontestin për emrin.
Burimi: MIA