Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias sot e fillon mini turin balkanik, ndërsa të enjten, 12 prill në Ohër do të takohet me kolegun e tij të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, udhëtimi i Koxiasit tash për tash, zyrtarisht nuk është komunikuar nga MPJ-ja greke, por sipas informacioneve në media, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, nesër do të ketë takime në Beograd, të enjten në Ohër, e pastaj në Prishtinë, pas së cilës do të kthehet në Athinë.
Mediat greke komentojnë se takimi më kritik nga të gjithë, është ai me Dimitrovin në Ohër. Pikërisht për këtë, gazetarët në Greqi, në raportet, e vendosin theksin në takimin e ri të tretë me radhë pas 20 ditëve të shefave të diplomave të Maqedonisë dhe Greqisë.
Mediat greke komentojnë[ se dallimet janë të njëjta dhe të pandryshuara, kanë të bëjnë me revizionin e Kushtetutës, të erga omnes, respektivisht shtrirjes së përdorimit të emrit të ri, gjuhës dhe identitetit, por shtojnë se edhe më tej ekziston vullnet i ndërsjellë nga dy palët për arritje të zgjidhjes.
Në edicionet kryesore të mbrëmshme të televizioneve greke, gazetarët i kanë transmetuar qëndrimet e kryeministrit Zaev në intervistën për MIA-n, si dhe deklaratën e Koxiasit për Shpigelin gjerman.
“Ditë kritike për çështjen e Shkupit me shumë fronte të hapura” është titulli i artikullit të televizionit grek Skaj, ndërsa gazetarët i komentuan pikat për të cilat ekziston përputhje e qëndrimeve dhe pikave, për të cilat mbeten dallimet.
Televizioni me koment se nëse nuk arrihet marrëveshje deri te datat kritike 28-29 qershor kur është samiti i i BE-së dhe 11-12 korrik kur do të mbahet samiti i NATO, dy palët tashmë shqyrtojnë plan alternativ për marrëveshje ndërkombëtare që Maqedonia do ta ndërlidh me NATO-n, por pa patur status të anëtarit të plotfuqishëm.
“Në bisedimet e reja në tryezë do të gjendet emri, revizioni i Kushtetutës dhe udhërrëfyesi për perspektivën euroatlantike të ish-RJM-së, publikoi televizioni grek Alfa.
Televizioni Antena, komentoi se Koxias dhe Dimitrov do të mbajnë takim me gjithë dallimet ekzistuese, por me vullnet të ndërsjellë të shikojnë në praktikë, nëse bisedimet do të marrin dinamikë të re.
Sipas portalit informativ 247, bisedimet për emrin janë thelluar, për shumë pika të palës greke është arritur marrëveshje, por “ende ekziston dallim për çështjet e mëdha që kanë të bëjnë me erga omnes, në përcaktimin e saktë në emrin dhe ndryshimin e Kushtetutës.
Burimi: MIA