• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Regjim i veçantë i komunikacionit për Pashkët në Qendër, Gjorçe Petrov dhe Aerodrom

April 7, 2018
in LAJME
Regjim i veçantë i komunikacionit për Pashkët në Qendër, Gjorçe Petrov dhe Aerodrom
Share on FacebookShare on Twitter

Për festat e Pashkëve, gjegjësisht në ditën e Pashkëve policia e komunikacionit pranë SPB Shkup sot do të vendos regjim të veçantë të komunikacionit për rrugë të caktuara në rajonin qendror të qytetit të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.

Siç kumtoi MPB-ja, në periudhën prej orës 18:00 deri në përfundimin e kremtimit  të festës gjatë kohës së manifestimeve qendrore fetare në qendrën e qytetit të Shkupit, për komunikacion do të mbyllen: bul.”Aradhat partizane” nga udhëkryqi i rr.”Aminta i Treti” deri në udhëkryqin me bul. “VMRO”, pastaj bul. “Shën. Klimenti i Ohrit” nga udhëkryqi me bul. “Ilinden” deri në udhëkryqin me rr.”Dimitrie Çupovski”.

Gjithashtu, autobusët nga komunikacioni publik i qytetit, të cilët kalojnë përmes urës “Goce Dellçev”, rendi i lëvizjes u ndërrohet dhe do të lëvizin në bul. “Ilinden” dhe përmes rr. “Frenklin Ruzvelt” do të përfshihen në bul. “Aradhat Partizane”, ndërsa autobusët të cilët kalojnë përmes qendrës së qytetit, plani i lëvizjes do të ndërrohet dhe do të lëvizin në rr. “M.T.Golloganov”, pastaj përmes rr.”Frenklin Ruzvelt” do të përfshihen në bul.”Aradhat Partizanase”. Edhe  në drejtimet e kundërta autobusët do t’i shfrytëzojnë  të njëjtat rrugë.

Në rajonin e Gjorçe Petrovit sipas nevojës së komunikacionit do të mbyllen rrugët nga kisha “Shën Pjetri dhe Pali” në të djathtë të bul. “Vasil Çakallarov”. Si dhe nga kisha “Shën Pantelejmoni” në rr. “Demir Trajko” dhe në dhe në të majtë të rr.”Vasil Çakallarov” deri në Urën Hekurudhore te lumi Vardar.

Në komunën e Aerodromit, sipas nevojës për komunikacion do të mbyllet rruga lokale drejtë fshatit Lisiçe.

MPB, gjegjësisht SPB Shkup edhe këtë herë, si edhe në vitet e kaluara, në pajtim me planet e përgatitura për aktivitete në drejtim të sigurimit të rendit publik dhe qetësisë dhe sigurisë në komunikacion, me nëpunësit e pranishëm policorë në terren do të jetë në funksion të qytetarëve dhe kremtimit pa pengesë të festave në vijim, qëndron në kumtesë.

Burimi: MIA

Tags: festainfoShkuptrafik
Next Post
Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom