“Dua të që të largohemi nga Siria. Dua t’i sjell ushtarët tanë në shtëpi. “Kjo është ideja e presidentit amerikan Donald Tramp e publikuar dje, për herë të dy pas një jave.
Vendimin sipas tij, megjithatë do ta marrë me koordinim.
Por, ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të zvogëlojë kredibilitetin amerikan në rajon, por edhe të shkaktojë eskalim të përleshjeve. Kjo do të thotë edhe fitore për Iranin edhe për Rusinë dhe me siguri shkëndijë e shkurtër e kënaqësisë tek presidenti i Sirisë, Bashar al Asad.
Të enjten Tramp deklaroi: “Do ta braktisim Sirinë shumë shpejt, me të vërtetë shumë shpejt. Së shpejti pushtojmë 100 për qind të kalifatit, siç e quajnë ata, duke folur për territore në Irak dhe Siri të okupuara nga viti 2014 deri në vitin 2017 nga SHI-ja.
Gazeta Uollstrit Xhurnal publikoi se Tramp ka urdhëruar që të ngrihen mbi 200 milionë dollarë të dedikuara për rindërtim të Sirisë. Ky informacion nuk është komunikuar as mohuar nga ana e administratës.
Nga ndërmarrja e funksionit Tramp shpesh thekson se SHI-ja është e mposhtur dhe deklarata e tij më e re shkaktoi komente të stuhishme.
Ekspertët thonë se tani nuk është koha për tërheqje nga Siria.
Drejtori për hulumtim i Fondacionit për mbrojtje të demokracisë, Dejvid Adesnik thotë se pa mbështetje të SHBA-së, Forcat siriane demokratike do të ishin në pozicion më të dobët dhe kjo o zvogëlon shanset e tyre gjatë bisedimeve me regjimin në Siri.
Nuk bëhet fjalë për mosmarrëveshje ose gabim, komentojnë përfaqësues të lartë të administratës së Trampit për AFP-në. Ata theksojnë se me javë të tëra presidenti e kundërshton idenë që SHBA-ja të mbeten në mënyrë afatgjate ose afatmesme të angazhuar në pjesën lindore të Sirisë ku kanë rreth 2.000 ushtarë në kuadër të luftës ndërkombëtare kundër SHI-së.
Nëse SHBA-ja tërhiqet nga Siria, kjo do të jetë në kundërshtim me strategjinë për “stabilizimin” e territoreve të lira derisa nuk gjendet zgjidhje nën mbrojtjen e KB-së për luftën qytetare siriane. Kjo strategji mbështetet nga Evropa, thekson AFP.
Dëshira e dukshme e Trampit për ta braktisur Sirinë sa më shpejtë që është e mundur, shkakton shqetësim në rajon dhe kjo mund t’i inkurajojë forcat e regjimit sirian, të Iranit dhe të Turqisë. SHBA-ja e ndihmon Forcat demokratike siriane (SDF) në sigurimin e kufirit sirian me Irakun sepse SHI-ja e dhe më tej është e pranishme në këtë zonë. largimin do ta shfrytëzojë edhe SHI-ja e cila tani më ka dobi nga aksionet të cilat Turqia i zbaton në veri të Sirisë.
Diplomatët evropianë mendojnë se Perëndimi nuk do të mund të tërhiqet nga Siria derisa SHI-ja nuk shkatërrohet tërësisht dhe nuk vendoset në praktikë zgjidhja politike.
Në një moment të tillë, fushata ushtarake turke kundër kurdëve në Afrin e ngritur më 20 janar, mund ta minojë luftën kundër SHI-së sepse luftëtarët kurdë tani më filluan të largohen për t’u ndihmuar bashkatdhetarëve të tyre nga ai qytet/
Ish-sekretari amerikan i shtetit Reks Tilerson në atë kohë deklaroi se SHBA-ja do të mbetet në Siri derisa SHI-ja nuk mposhtet.
“SHBA-ja do ta mbajë praninë e saj ushtarake në Siri dhe do të fokusohemi në atë që SHI-ja të mos përforcohet. Lufta kundër atij grupi ende nuk është gati”, deklaroi Tilerson në Universitetin Stenford.
Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Xhejms Matis tashmë me javë po tenton ta bindë Turqinë që ta ndalojë ofensivën në Sirinë Veriore kundër Forcave kurde për mbrojtje të popullit, të cilat Ankaraja i konsideron terroriste, por janë aleat i mirë në luftën kundër SHI-së, sipas Uashingtonit.
Administrata e Trampit i pranoi me rezervë deklaratat e tij dhe tashmë është mësuar të mos e kundërshtojë haptazi presidentin.
“Në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, SHBA-ja po punon çdo ditë në terren me qëllim të stabilizimit të zonave ku tashmë nuk ndodhet më SHI-ja”, thotë një diplomat i Departamentit amerikan të Shtetit në deklaratë tp. AFP-në.
Zëdhënësi i pentagonit theksoi: Misioni i ushtarëve amerikanë në Siri mbetet pa ndryshime.
“Kështu e realizojmë strategjinë e presidentit – ta fitojmë SHI-në”, theksoi majori Ejden Pankin-Galovin.
Nga ana tjetër, plani i Pentagonit prej janarit ka për qëllim që të parandalohet çfarëdo lloj kthimi i SHI-së “përderisa të jetë e domosdoshme”. Kjo edhe shënon se nuk guxon t’i jepet liri veprimeve në Siri Rusisë dhe Irnait, të cilët janë mbështetësit kryesorë të presidentit Bashar al Asad. Ata e ndihmuan të kthejë mbi gjysmën e territorit të shtetit.
Angela Stent, drejtoreshë e Qendrës për studime për Euroazi, Rusi dhe Evropë Lindore në Universitetin Xhorxhtaun, thotë në deklaratë për CNN se “nëse SHBA-ja tërhiqet, Rusia do të ketë dorë të lirë në Siri dhe lufta kundër Asadit do të dobësohet”.
“Pyetem për çka ka menduar presidenti kur ka deklaruar diçka të tillë.
Ajo gjithashtu theksoi se tërheqja do t’i kushtojë shumë Iranit, shtet i cili lufton në anën e Rusisë në Siri.
“Nëse SHBA-të e braktisin bazën ushtarake e cila është në Sirinë juglindore, Irani mund të sigurojë kalimin e tij nga Damasku në Teheran me çka do të sigurojë ndikim rajonal.
Së bashku me Rusinë, Irani dhe regjimi sirian do të shfrytëzojnë mundësi edhe për përparësi ekonomike që të fitojnë qasje deri te fushat e naftës që janë nën kontroll të SHBA-së.
“Rëndë është të merren si serioze deklaratat e presidentit amerikan”, thotë Çarls Lister nga Instituti i Lindjes së Afërt.
“Nuk më duket se për të janë të qarta gjërat”, shton ai ekspert në deklaratë për AFP.
Dhe shton: – Tani Majk Pompeo, Xhon Bolton dhe ministri i Mbrojtjes, Xhejms Matis mund t’i sqarojnë Trampit pse tani për ne nuk është mirë të tërhiqemi por të mbesim.
Zllatko Shumkovski
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.