• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Krybashkiaku i Tropojës thirrje Ramës: Lironi protestuesit, zeroni taksën

April 4, 2018
in BALLINA, LAJME
Krybashkiaku i Tropojës thirrje Ramës: Lironi protestuesit, zeroni taksën
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Tropojës, Besnik Dushaj, thotë se kundërshtimi i tarifës për qarkullimin në Rrugën e Kombit nuk është politik, por tregues se banorët e qarkut Kukës, nuk e përballojnë dot pagesën.

Në një intervistë për Ora News, Dushaj thotë se mbështet protestat dhe kërkon zerimin e tarifës për banorët e qarkut Kukës.

Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, mbështet protestën e banorëve të qarkut të Kukësit kundër tarifës për qarkullimin në rrugën e Kombit dhe kërkon lirimin e të arrestuarve për djegien e pikës së pagesës.

Besnik Dushaj: I kërkoj me forcë qeverisë dhe organeve të drejtësisë që të lirojnë 23 protestuesit të cilët protesuan me dinjitet për përmirësimin e jetës së tyre. Nuk protestuan për arsye politike dhe asnjë arsye tjetër përpos varfërisë që i ka plakosur ata dhe çdo familje të qarkut tonë.

Ai thotë se pagesa, në vlerën e përcaktuar është papërballueshme për banorët e qarkut më të varfër në Shqipëri, ndërsa thekson se kjo do ta përkeqësonte situatën ekonomike të qarkut.

Besnik Dushaj: Mbështesim me forcë prortestën e qytetarëve, kjo nuk është protestë politike është protestë me anë të cilës duam ti tregojmë qeverisë që zona jonë, qarku jonë, bashkia jonë janë shumë të varfër. Ka një numër shumë të madh të papunësh, mjaft familje në mjerim jo varfëri. Kërkohen investime që të zbutet papunësia dhe të rritet zhvillimi i zonës dhe jo të rëndohet më tej me taksa.

Dushaj thotë se protesta nuk është politike, por tregues se banorët e Tropojës, Kukësit e Hasit janë të varfër, ndaj thotë se në çdo kontakt për qeverinë ka kërkuar zerimin e taksës për ta.

Besnik Dushaj: Absolutisht dhe sot i kërkoj qeverisë taksa të jetë zero për banorët e zonës.

Kryebashkiaku i Tropojës, thotë se varfëria në qarkun e Kukësit është rritur vitet e fundit ndaj kërkon që investime sipas tij të munguara nga ana e qeverisë.

Mbështetje për protestat kundër tarifës së Rrugës së Kombit kanë dhënë edhe Bashkitë e Kukësit dhe Hasit.


Burimi: GAZETAEXPRESS

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: dushajrruga e kombittaksatropoje
Next Post
Në Izmir nis mësimi i gjuhës shqipe në shkolla

Në Izmir nis mësimi i gjuhës shqipe në shkolla

Media greke: Rama flirtim me Turqinë, marrëveshja e detit në “udhëkryq”

Media greke: Rama flirtim me Turqinë, marrëveshja e detit në “udhëkryq”

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom