Çështja për Maqedoninë nuk është nëse ekzistojnë alternativa për anëtarësimin në NATO, por nëse këto alternativa janë mjaftë cilësore për vendin, deklaroi sot koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski.
Ai këtë e theksoi në tryezën e rrumbullakët shkencore “Alternativa të dhe për NATO: integrimi i Republikës së Maqedonisë, realitet politik, zgjidhje të ardhshme dhe mundësi”, e cila u mbajt sot në Fakultetin për siguri në kuadër të Forumit diplomatik.
Sipas tij, alternativa e parë është që Maqedonia të shpallë neutralitet ushtarako-politik, por kjo është, siç tha, utopi në rajonin në të cilin jetojmë dhe diçka që nuk do të ketë efekt praktik.
“Alternativa e dytë është hyrje në asociacionet euro-aziatike. Bazuar në analiza kjo nuk do të ketë kurrfarë vlerë të shtuar për Maqedoninë, Në këtë aleanca nuk ekzistojnë kushte për anëtarësim dhe nuk kryejnë evoluim të nivelit të harmonizimit të politikave”, tha Pendarovski.
Theksoi se përfitimet për Maqedoninë nga anëtarësimi në NATO janë të mëdha – mbrojtje e përbashkët nga kiber kriminali, mbrojtje e përbashkët nga efekti shkatërrues i të ashtuquajturave lajme të rrejshme.
“Si anëtare e plotfuqishme e NATO-s ne do të këmbenim informata me të gjithë vendet e fuqishme anëtare për rreziqet nga terrorizmi i nxitur nga trazirat fetare”, tha Pendarovski.
Lidhur me çështjen për emrin, Pendarovski theksoi se nëse tani nuk zgjidhet kjo çështje, alternativa është që të vazhdohet me negociatat,l derisa nuk gjendet zgjidhje dinjitoze.
“Më humbëse është që të tërhiqemi dhe të mbyllemi në shtëpi. Nëse nuk marrim ftesë nuk është fund i botës. Është e rëndësishme që të vazhdohet procesi i negociatave”, shtoi Pendarovski.
Theksoi se BE-ja dhe NATO janë shkolla për demokracinë në shtetet nën-komuniste dhe shtoi se këto procese janë posaçërisht të rëndësishme për Maqedoninë, për shkak se deri në vitin 1991 në të nuk ka pasur traditë demokratike.
“Substrat kyç i demokracisë është kultura e kompromisit e cila mungon në demokracinë tonë. Nuk ekziston konsensus në sferat strategjike. Maqedoninë duhet ta ruajmë vetëm me mençuri dhe përgjegjësi, kurrsesi me shfaqje të forcës dhe muskujve nga brenda dhe nga jashtë”; shtoi koordinatori kombëtar për NATO.
Në debat mori pjesë edhe ambasadori sllovak në vend Henrik Markush, i cili theksoi se anëtarësimi në NATO ka mbështetje të mëdha në vend, por megjithatë konsideron se për momentin fokusi duhet të vendoset tek BE-ja.
“Sllovakia e mbështet hapjen e negociatave me Maqedoninë, pa dallim se nëse është zgjidhur kontesti me Greqinë rreth emri”, porositi ambasadori sllovak në vend Henrik Markush.
Theksoi se Maqedonia është vend me potencial të madh, i cili tani mund të avancojë më shumë se kurdo qoftë.
“Mbështetja për anëtarësim në NATO në vend është e madhe. Njerëzit nuk kanë dilemë lidhur me anëtarësimin në NATO. Maqedonia tani duhet të fokusohet në agjendën shumë më të rëndësishme, ndërsa ajo është anëtarësimi në BE”, tha Markush.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.