• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Padi Penale për Todorovin për “punë jo etike në detyrë”

April 3, 2018
in BALLINA, LAJME
Padi Penale për Todorovin për “punë jo etike në detyrë”
Share on FacebookShare on Twitter

Sektori për polici financiare deri te Prokuroria Publike Themelore Shkup parashtroi padi penale kundër ish ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov për shkak dyshimit për vepër të kryer penale “punë joetike në detyrë”.

Padi penale, siç kumtojnë nga Policia financiare është parashtruar edhe kundër P.V, udhëheqës i Njësisë për implementim e Projektit për rikonstruim dhe mbindërtim të objekteve të institucioneve shëndetësor publike në RM pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Padia ka të bëjë me marrëveshje të lidhura nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë vitit 2010 pas procedurës së zbatuar paraprakisht për furnizime publike, ka lidhur marrëveshje për kryerjen e punëve ndërtimore dhe punë ndërtimore artizanale për ISHP Spitali i Përgjithshëm – Kumanovë, ISHP Spitali i Përgjithshëm – Koçan dhe ISHP Spitali i Përgjithshëm – Kriva Pallankë, me kryerësin Konstruktor Inzhinering SHA Split.

“I denoncuari i parë T.N si ministër i Shëndetësisë dhe i denoncuari i dytë P.V si person përgjegjës i projektit kanë pasur për obligim t’i respektojnë dispozitat ligjore dhe procedurat, në pajtim me marrëveshjen e lidhur kanë pasur për obligim ta ndjekin realizimin e projektit, të veprojnë në pajtim me të drejtat dhe obligimet në marrëveshjen, t’i respektojnë kushtet dhe afatet të përmendura në marrëveshje, si dhe ta ndjekin zhvillimin e kryerjes si edhe të gjitha problemet tjera të krijuara gjatë kryerjes së punëve ndërtimore artizanale të objekteve, me ç’rast duhet t’i respektojnë dispozitat ligjore pozitive dhe të kujdesen për pronën dhe Buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë”, sqarojnë nga Policia financiare.

Të denoncuarit, siç theksohet, edhe krahas asaj që janë njoftuar dhe të vetëdijshëm për kryerje jo me kohë dhe jo cilësore të punëve nga ana e kryerësit Konstruktor Inxhinerig SHA Split, gjatë vitit 2011, nuk kanë ndërmarrë aktivitete për aktivizimin e pagesës, si dhe nuk kanë kërkuar vazhdim të afateve të pagesës bankare, si dhe kanë kërkuar vazhdim të afatit të garancisë bankare në vlerë prej 3.813.000.00 denarë për kryerje me kohë dhe cilësore të punëve para skadimit të afatit të saj në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike dhe marrëveshjen me kryerësin Konstruktor Inzhenering SHA Split.

Për shkak mospërmbushjes së obligimeve nga marrëveshja, shkelja e afatit për kryerjen e punëve, si dhe për shkak kryerjes jocilësore të punëve tashmë të kryera, në vitin 2012, Ministria e Shëndetësisë e ka shkëputur marrëveshjen me kryerësin Konstrruktor Inzhenerig SHA Split. Për përfundimin e punëve për rikonstruimin e Spitalit të Përgjithshëm  – Kriva Pallankë, janë zbatuar procedura të reja për furnizimet publike dhe janë lidhur marrëveshje me kryerës tjerë.

Sipas policisë financiare, me lëshimin e aktivizimit të garancionit bankar dhe veprime tjera zyrtare, të denoncuarit T.N dhe P.V në mënyrë joetike kanë vepruar në kryerjen e autorizimeve dhe detyrave të tyre, me çka e kanë dëmtuar buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë gjegjësisht Buxhetin e R. Maqedonisë në shumë të përgjithshme prej 3.813,000 denarë dhe në mënyrë të këtillë e kanë kryer veprën penale “Punë joetike në detyrë” nga neni 353-v nga KP i R. Maqedonisë.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Next Post
Prokuroria gjermane kërkoi ekstradim të Puxhdemonit në Spanjë

Prokuroria gjermane kërkoi ekstradim të Puxhdemonit në Spanjë

Osmani: OSBE në mënyrë qenësore ka kontribuar për shoqërinë demokratike në Maqedoni

Osmani: OSBE në mënyrë qenësore ka kontribuar për shoqërinë demokratike në Maqedoni

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom