Propozim-ligji për energjetikë, në të cilin janë përfshirë të gjitha vërejtjet që janë parashtruar në debatet publike në muajit e fundit dhe janë dhënë përmes RVEK, prej sot sërish është vendosur në RVEK dhe në periudhën e ardhshme do të lëshohet në procedurë kuvendore.
Pas propozim-ligjit, siç theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, u përcaktua që Qeveria të vazhdojë të jetë përgjegjëse për ELEM, MEPSO të bie nën kompetencë të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa Resurset energjetike të Maqedonisë – REM nën Ministrinë e Ekonomisë.
Siç potencoi, pas miratimit të ligjit të ri për energjetikë në afat prej 90 ditësh është parashikuar të bëhet rotacion i komisarëve në Komisionet Rregullatore për Energjetikë, përkatësisht të zgjidhet kryetar i ri dhe dy anëtarë të rinj që të sigurohet pavarësi e trupave rregullator. Përveç kësaj, duhet të zgjidhet edhe furnizues universal i tregut të energjisë elektrike, i cili do ta garantojë çmimin e energjisë elektrike për amvisëritë dhe të cilit ELEM do t’i detyrohet që në vitin 2019 t’i dorëzojë 80 për qind të prodhimtarisë, ndërsa në vitet e ardhshme përqindja të zvogëlohet dhe në vitin 2025 të arrijë 30 për qind të prodhimtarisë.
Ligji për energjetikë, theksoi Angjushev, është harmonizuar me pesë direktiva evropiane dhe tre rregullatore dhe mundëson liberalizim të tërësishëm të sektorit energjetik, përkatësisht çdo konsumator sipas zgjedhjes personale dhe me dakordim personal të mund të zgjedh furnizues me energji elektrike dhe gaz.
Duke iu përgjigjur pyetjes, Angjushev paralajmëroi se me rregullore të veçantë në Ligjin për energjetikë do të rregullohet problemi i të shkyçurve nga ngohja qendrore në Shkup dhe shtoi se do të bëhet gjithçka që ato të mos paguajnë për shërbimin që e marrin.
Konfirmoi se në Këshillin Evropian të Qeverisë është biseduar për ndërtimin e hidrocentraleve Çebren dhe Galishte dhe është konkluduar se ato duhet të ndërtohen në forma të ndryshme. Shtoi se pas 11 tenderave të pasuksesshëm, pritet të gjendet mënyrë për ndërtimin e hidrocentraleve.
Angjushev nuk pret pas liberalizimit të tërësishëm të rritet çmimi i energjisë elektrike për qytetarët, ndërsa garanci për këtë, siç tha, është furnizuesi universal, si dhe dispozita në Ligjin të subvencionohet varfëria energjetike, por në subvencionet tani të kyçen edhe punëtorët e ndërmarrjeve të falimentuara dhe pensionistët me pensione më të ulëta.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.