Liberalizimi i vizave për tërheqjen e turistëve nga destinacione nga më shumë pjesë të botës, ndryshime urgjente në ligjet për turizëm dhe për veprimtari hotelierike dhe sjellje të strategjisë së re për sferën, kërkon Shoqata për turizëm dhe hotelierik pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Me këtë, siç porositën sot në konferencën për shtyp, do të shfrytëzohen trendet pozitive në zhvillimin e turizmit dhe interesin e turistëve të huaj për Ballkanin Perëndimor, por në qoftë se Maqedonia nuk bën relaksim të regjimit të vizave do të mbetet jashtë këtyre rrjedhave.
Shoqata kërkon që të kthehet rilicencimi i agjencive turistike, të vendoset, garanci bankare si kusht për dhënien e licencës, ndërsa në ligj të ekzistojë edhe sigurimi i aranzhimeve.
“Në treg paraqiten agjenci të huaja turistike të cilat duke plotësuar vetëm kushte minimale të cilat tani vlejnë në treg shkaktojnë dëme në punë duke mos i respektuar seriozisht ligjet të cilët vlejnë për agjencitë turistike në treg”, tha Daniella Mihajllovska Aleksovska.
Në Ligjin për veprimtari hotelierike alarmojnë për mosekzistimin e kategorizimit të të gjithë objekteve hotelierike për bujtje dhe mosekzistim të kategorizimit të të gjithë restoranteve gjegjësisht objekteve hotelierike për ushqim.
“Në treg ekziston kategorizim i hoteleve, moteleve dhe pensioneve, por jo edhe të apartamenteve, ndërsa ato janë formë e shpejtë rritëse e subjekteve juridike të cilët u paraqitën në treg dhe janë konkurrencë më jolojale përmes internet portaleve si buking dhe forma të të shitjes së aranzhimeve. Prej mbi 1.200 restorante në treg vetëm 88 janë kategorizuar si kombëtare, ndërsa të gjithë të tjerët ekzistojnë në formë të termeve të cilët nuk u nënshtrohen kategorizimit. Për këto forma të restoranteve madhe edhe dispozitat ndëshkuese nuk janë të njëjta”, tha Mihajllovska Aleksovska.
Siç vlerësoi, në fillim të sezonit të ri turistik turizmi fillon sërish me problemet e njëjta si edhe vitin e kaluar dhe për këtë arsye është e domosdoshme sjellje e strategjisë për turizëm, e cila tanimë dy vite është në version final, por nuk është miratuar.
Maqedonia në hartën botërore të turizmit merr pjesë me më pak se 0,1 për qind. Numri i turistëve vitin e kaluar në krahasim me vitin 2016 është rritur për 16,6 për qind, me ç’rast tek të huajt ka rritje prej 23,5 për qind, ndërsa tek ato vendore prej 6,3 për qind. Në këtë periudhë është rritur numri i bujtjeve për 12,8 për qind.
Më shumë turistë ka nga Turqia, pas çka pasojnë Serbia, Greqia, Bullgaria, Holanda…Të ardhurat devizore nga turizmi vitin e kaluar ka qenë 326,9 milionë dollarë. Pjesëmarrja e turizmit në Bruto prodhimit vendor është 2,2 për qind.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.