• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Maqedonia dëbon një diplomat rus, Moska kërcënohet, Londra përshëndet

March 27, 2018
in BALLINA, LAJME
Maqedonia dëbon një diplomat rus, Moska kërcënohet, Londra përshëndet
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë mbrëmë kumtoi se dëbon një diplomat të Federatës Ruse, për shkak të rastit Skripal.

Një diplomat rus do të dëbohet nga Maqedonia në një moment kur në të paktën 19 shtete në botë sot po ndërmerren hapa të këtillë për shkak të helmimit me agjent nervor të spiunit të dyfishtë rus Sergej Skripall në qytetin britanik Solsberi.

Vendimi i MPJ-së së Maqedonisë është marrë pas konsultimeve të ngushtë me aleatët dhe partnerët e tanë nga BE-ja dhe NATO

“Ministria e Punëve të Jashtme publikon se në konsultim të ngushtë me aleatët dhe partnerët e tanë nga BE-ja dhe NATO dhe në solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, vendosi që të dëbojë një diplomat të Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë për shkak të rastit Skripall”, njoftoi MPJ.

“Përdorimi ilegal i armës ushtarake kimike është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe kjo ndikon në sigurinë e të gjitha vendeve”, shtohet në kumtesë.

Hapi është ndërmarrë në pajtueshmëri me nenin 9 nga Konventa e Vjenës për marrëdhënie diplomatike nga viti 1961.

“Sot i njoftuam autoritetet ruse për vendimin tonë që të dëbojmë një diplomat rus, në konsultim të ngushtë me partnerët dhe aleatët tanë, në solidaritet të plotë me Britaninë e Madhe, si dhe t’i mbrojmë interesat tona të sigurisë”, shkroi mbrëmë në Tuiter shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Ambasada ruse mbrëmë në Tuiter publikoi se pala e Maqedonisë do t’i bartë pasojat nga dëbimi i diplomatit rus

“Qeveria mori vendim të dëbojë një diplomat rus. Përgjegjësi të tërësishme për pasojat nga ky provokim dhe akt jashtëzakonisht armiqësor pa precedent në marrëdhëniet  Rusi – Maqedoni do t’i bartë pala e Maqedonisë”, publikoi Ambasada ruse mbrëmë në Tuiter.

Ambasadori britanik në Maqedoni, Çarlls Gareth e përshëndeti vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, për të dëbuar një diplomat rus nga vendi.

“E përshëndes vendimin e Maqedonisë, si pjesë e një aksioni të jashtëzakonshëm, të bashkuar të komunitetit ndërkombëtar kundër sulmit rus me gaz nervor në tokën britanike. Shprehje e fuqishme e solidaritetit”, shkroi ambasadori Gareth në Tuiter.

Ministri i parë i jashtë i Republikës së Maqedonisë profesor Denko Maleski, mbrëmë tha se sjellja ruse e shtyn Maqedoninë në aleancë me demokracitë tjera perëndimore dhe Maqedonia duhet të marrë pozicion .

Lidhur me reagimet e mundshme nga Rusia, Maleski tha se që të shfaqet forcë mbi një vend të vogël si Maqedonia është jashtë logjikës.

Nga 14 vende të Bashkimit Evropian do të dëbohen të paktën 30 diplomatë rus në aksion të koordinuar global si përgjigje për Moskën për rastin Skripal.

Burimi: MIA

 

Tags: dëbimdiplomat rusLondraMoskareagim
Next Post
Kocias vjen në Shkup, Dimitrov fton konsullin Pallashevski në konsulltime!

Vendimi për dëbimin e diplomatit rus është edhe mbrojtje e interesave tona të sigurisë

Kamenos: Do ta parandalojmë përdorimin e termit Maqedoni në emrin e Shkupit

Kamenos: Do ta parandalojmë përdorimin e termit Maqedoni në emrin e Shkupit

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom