• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Gjykimi për “Target-Fortesa” shtyhet për më 15 maj

March 27, 2018
in LAJME
Arrestohen ish-shefat Grujevski dhe Boshkovski në Selanik
Share on FacebookShare on Twitter

Debati publik për lëndën “Target-Fortesa” të PSP-së është shtyrë për më 15 maj për shkak të procedurës së pakryer për ekstradim që udhëhiqet para Gjykatës Supreme në Greqi për të dy të akuzuarit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.

Gjykata paralajmëroi se do të shqyrtohet mundësia për ndarjen e procedurës nëse deri në debatin e ardhshëm ata nuk ekstradohen.

Mbrojtja në seancën e sotme tha se Grujevski dhe Boshkovski nuk janë të pakapshëm për gjykatën, por se nuk kanë mundësi të vijnë sepse në Greqi udhëhiqet procedurë për ekstradim.

Procedura, siç theksuan, është në fazën e ankesës dhe për të duhet të vendosë Gjykata Supreme e Greqisë më 27 prill.

Në lëndën janë  të akuzuar ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkovski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, ish-ministrja e MPB-së Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallokov dhe shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski.

Hetimi për lëndën “Fortesa” ishte hapur më 29 mars të vitit 2016, ndërsa për lëndën “Target” më 17 nëntor të viti 2016, ndërsa për shkak të lidhshmërisë së tyre janë bashkuar në një lëndë. Akuza është ngritur më 30 qershor të vitit 2017.Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefonikë për të cilat aspak nuk janë lëshuar urdhra gjyqësorë. Komunikimi ishte ndjekur para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatje së vlefshmërisë së urdhrave gjyqësorë të 1.541 numrave apo gjithsej 5.827 numra telefoni. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Burimi: MIA

Tags: "Target - Fortesa"gjykim
Next Post
Në Kosovë me tensione, por qetë

Në Kosovë me tensione, por qetë

Përfaqësues qytetarë, të biznesit, qeveritarë dhe të mediave do të flasin për lirinë dhe pjesëmarrjen qytetare

Përfaqësues qytetarë, të biznesit, qeveritarë dhe të mediave do të flasin për lirinë dhe pjesëmarrjen qytetare

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom