Konferenca “KARTA QYTETARE – Kornizë globale për pjesëmarrjen e qytetarëve” që do të mbahet më 28 mars, 2018, në hotelin City Park me fillim në ora 13 paraqet mundësi ekskluzive që opinioni të kuptojë më tepër për KARTËN QYTETARE dhe për mundësitë për bashkëpunim mes sektorëve dhe partneriteteve. Civili dhe Qendra ndërkombëtare për shoqëri qytetare ( me seli në Berlin), do t’i prezantojnë këndvështrimet e tyre dhe mundësitë për bashkëpunim mes shoqërisë civile, pushtetit lokal dhe qendror, mediave, biznes komunitetit, partive politike dhe palëve dhe strukturave tjera të prekura vendimmarrëse.
“Karta Qytetare – Çfarë ka për mua këtu?” është pilot projekt përmes të cilit Civili do të vazhdojë me promovimin e Kartës Qytetare në një mënyrë të ndryshme. Qëllimi i këtij projekti është që palët e prekura në shoqërinë qytetare, pushtetit lokal dhe qendror, mediat, biznes komunitetet dhe partitë politike të njihen me Kartën Qytetare dhe të diskutojnë për miratimin dhe shfrytëzimin e këtij dokumenti, si dhe mundësitë për bashkëpunim dhe partneritet.
Projekti “Karta Qytetare – Çfarë ka për mua këtu?” është i mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare për shoqëri qytetare.