• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Teatri Shqiptar Shkup – “Biondi dhe Qeni”

March 10, 2018
in BALLINA, KULTURË, LAJME
Teatri Shqiptar Shkup – “Biondi dhe Qeni”
Share on FacebookShare on Twitter

Teatri Shqiptar – Shkup do të merr pjesë në Festivalin Tradicional të Teatreve Shtetërore në Ballkan i cili mbahet në Bursë, Turqi, me shfaqjen “Biondi dhe Qeni” në regji të Ali Volkan Çetinkaja. Publiku i Shkupit do të ketë mundësi ta ndjekë shfaqjen “Biondi dhe Qeni” më 12 mars në Qendrën e Teatrit për Fëmijë ( Çarshi), me fillim në ora 20.

Rolin e Biondit e luan  aktori Ibrahim Xhemaili, “Qenin” e luan Ylber Murtezi, ndërsa “Rojtarin e burgut”, Agron Biba.

Drama zhvillohet në një gjeografi të panjohur, në vend dhe kohë të panjohur, në një qeli burgu. Biondi është një djalosh 20 vjeçar, i mbyllur në qelinë e burgut, i përgjakur, me një vesh të ngrënë nga minjtë… Në qelinë më vonë e sjellin edhe Qenin. Të dy gjenden aty për shkak të gabimeve të tyre, por ato gabime janë kryer për shkak të shoqërisë e cila nuk i pranon.

Biondi gjendet në burg sepse e ka djegur bibliotekën në qytezën e tij, për arsye se asnjëherë nuk e kanë lejuar të hyjë në bibliotekë. Ndërsa Qeni është i burgosur për shkak të vrasjeve të qenve. Të shokëve të tij më të mire…qenve.

Biondi vazhdimisht dëshiron të ikë nga burgu, ndërsa Qeni është shumë i vetëdijshëm se edhe nëse dalin nga aty, nuk do të kenë ku të shkojnë. Biondi vazhdimisht i flet Qenit për bukuritë jashtë qelisë, për detin, se si do të notonte në det, si do ta mësonte edhe Qenin të notojë…Mirëpo, Qeni, edhe pse nuk dëshiron t’ia humbasë shpresat, e ndërpret duke i thënë se ajo botë nuk është e tyre, por është botë të cilën e jetojnë në plotkuptimin e fjalës, duke i gëzuar të gjitha bukuritë e asaj bote.

Më vonë, në qelinë vjen edhe një person, si mysafir, gjegjësisht, duke kërkuar shpëtim. Ky është rojtari, i  cili ik nga rebelimi që ndodh në burgun, dhe si shpëtim të vetëm e sheh qelinë. Edhe pse, Qeni është mjaft agresiv ndaj rojtarit, megjithatë në fund e përjeton mëshirën e tyre. Rojtari largohet, por harron diçka…

 

 

Next Post

Sot Kongresi i ASH-së, Sela i vetmi kandidat për kryetar

Cipras kërkon aleatë të rinj pas hendekut në qeverinë e koalicionit

Cipras kërkon aleatë të rinj pas hendekut në qeverinë e koalicionit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom