Qendra e re klinike do të ndërtohet në lokacion të ri, jo në vendin e deritanishëm, deklaroi sot pasdite në pres konferencë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Përveç Qendrës së re klinike, në lokacionin e ri në Zllokuqan në afërsi të klinikës psikiatrike të Bardovcit, është paraparë të ndërtohet dhe fakulteti i mjekësisë, qendra hulumtuese dhe kampus për akomodimin e studentëve të mjekësisë. Ky, siç theksoi, do të jetë një qytet i vogël i mjekësisë me qasje të lehtë për të gjithë qytetarët.
Vendimi për lokacion të ri, theksoi Filipçe, është sjellë pas konsultimeve të shumta me mjekët, arkitektët dhe qytetarët.
Lokacioni i tanishëm është i bllokuar, nuk ka mundësi për zgjidhje të komunikacionit dhe nuk siguron qasje për qytetarët në kujdes të duhur shëndetësor.
Filipçe theksoi se ekzistojnë disa detyrime financiare në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar më parë për ndërtim të Qendrës klinike, por se Qeveria do të përpiqet të organizojë një zgjidhje të re dhe të mos paguajë penale.
Ndërtimi i qendrës së re klinike pritet të fillojë për një vit e gjysmë dhe të zgjatë katër deri në pesë vite.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.